Berisha nga Durrësi: Ishim lolo dhe vegël e qeverisë për shkak të Ali-Bashës! Rama ta lerë portin në duart e qytetarëve dhe Dubain atje ku është

DURRËS- Pesë ditë përpara zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD, Sali Bersha ka vijuar takimet e tij nga Durrësi me mbështetësit e tij.

Ai tha se PD ishte shndërruar në një lolo dhe një vegël të qeverisë dhe kjo për shkak të bashkëpunimin Rama-AliBasha. Berisha akuzoi ish-kreun e PD, Lulzim Basha dhe kreun e Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj si “njërëzit” e Ramës.

“Institucionet e shtetit nuk e njohin ligjin. Jam dëshmitar edhe presioneve të jashtëzakonshme që bëri mafia e George Sorosit, drejt lirisë në forcën tonë politike. Pak muaj më parë se kjo lëvizje është e pandalshme. Nëse nuk do të ngriheshim do të ishim një lolo, një vegël i një qeverie, shembullin tipik po e shini këto ditë në marrëdhëniet Ali-Basha.

Po rrokulliseshim pas disfatës së 25 prillit, moralisht po lëngonim në atmosferën e asaj disfate. Tani do t’i themi ndal! Po ndodh shkatërrimi i kombit, vjedhje e pasurive kombëtare, një poshtërim i tij. Ndodhin çudira, që janë të pabesueshme, disa prej tyre pasqyrohen direkt në interesin kombëtar, në identitetin kombëtar, të tjera janë po të lidhur me të, kurse ne i përcjellim me indiferencë. E pyet si je, hiç thotë. Të rinjtë i thonë një tjetër “bad vibes”, me fjalë të tjera s’është për t’u jetuar.”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij ka folur edhe lidhur me projektin e portit të Durrësit, i cili pritet të realizohet në vitet në vazhdim. Berisha akuzoi Ramën se po asgjëson portin e Durrësit, në mënyrë që ta shndërroi në një “Dubai”, por sipas tij ajo që duhet të bëjë kryeministrin është të lërë Dubain aty ku është.

“Edi Rama tha që do beje Dubain këtu, ne s’kemi nevojë, Dubai të rri aty ku është. E merr në port 3 mijë vjeçar e çon drejt de facto asgjësimit dhe merr 1 milionë metër 3 tokë, për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelistëve të tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e juaja, aty ka jetë  të humbura, është djersa juaj. Vjen grabitësi dhe e merr.  Ç’po ndodh me shqiptarët? Hiç thotë se ka frikë të flasë, sepse me arrestime masive për fatura drite u ka kaluar frikën njerëzve. Po ikim thotë një tjetër, a ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se nuk bëhet.”, u shpreh ai.

Kjo ishte dita e pestë e fushatës së garës së kryetarit të ri të PD. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është Ibsen Elezi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Berisha krahason veten me Steve Jobs: Ai ndryshoi botën me iPhone, unë do ndryshoj Shqipërinë

1652809413_berisha.jpg

Sali Berisha ka bërë një krahasim të çuditshëm gjatë takimit me mbështetësit e tij në Durrës. Ai e krahasoi veten me Steve Jobs. Ish-kryeministri tha se siç Jobs ndryshoi botën me teknologjinë, ai do të ndryshojë Shqipërinë.

PD e vërtet e ka mundur Edi Ramën 3 herë, nuk ka shpresë. Kthimi im është kthimi i Steve Jobs, ai që me i padinë dhe iPhone ndryshojë botën, ne do të ndryshojmë Shqipërinë.”, tha ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 18/05/2022 00:31

    MJAFTON TE SHIKOSH PERFERINE E TIRANES DHE DURRESIT DHE E KUPTON SE C'FARE KE BERE TI MOR KRIMINEL,,,,ROBT KU TI KESH... MOR MALOK I POSHTER...

    Përgjigju
  • Niku: 17/05/2022 21:38

    E pate ne dore ne 91dhe e shkaterrove ate vend ....dordolec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull