Delegatët e Kuvendit janë zyrtarë të PD por Berisha thotë se i ruan të dhënat personale, nga Saranda ka një mesazh për Bashën: O peng kryetar shko kontrolloji 4200 firmat por jo si kryetar

Ish-kryeministri Sali Berisha, vijon 'Foltoret', edhe pse ka deklaruar se ka mbledhur më shumë se 4200 firma. Pasditen e sotme ai është zhvilluar takim me mbështetësit në Sarandë. Ai i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të shkojë të shohë 4200 firmat te zyra e Palokës por si anëtar i PD-së dhe jo si kryetar pasi sipas tij nuk ka asnjë tagër.

Berisha nënvizon se nuk i publikon emrat sepse sipas tij i ruan të dhënat personale. Por të gjithë anëtarët e Kuvendit Kombëtar në PD janë zyrtarët të kësaj partie, drejtues të strukturave, pra persona që gjithkush i njeh.  

"Statuti i PD në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare shkruan: Kuvendin e mbledh kryetari me Kryesinë, e mbledh Këshilli Kombëtar. Mund ta mbledhë 1/4 e anëtarëve. Faktikisht o peng kryetar ti do të shohësh çdo fletë, por vetëm si anëtar i PD. Shko kontrolloji të 4200, shko.

Cilido mund të shkojë t'i shikojë. Asgjë nuk fshehim ne. Por nuk i publikojmë ato sepse në respekt me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut ne nuk mund t'i publikojmë ato", tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha reagoi me kritika ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se e shndërroi vendin në delen e zezë të Ballkanit. Drejtuar mbështetësve në këtë “foltore”, ish-kryeministri tha se Kuvendoi do të mblidhet dhe se do të vendosen normat më demokratike, për të ngritur një opozitë fitimtare.

Kujtojmë se grupi i mbështetësve të Sali Berishës deklaron se ka mbledhur 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe i ka depozituar në zyrën e Edi Palokësm, mbështetës i ish-kryetarit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Kjo konsiderohet si një blof nga ana e PD-së zyrtare. Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kanë deklaruar se Berisha nuk i ka firmat ndryshe do t'i kishte dorëzuar ato ashtu siç e kërkon Statuti në institucionet e partisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
VIDEOLAJM/ Nostalgji në 'Foltoren' e Berishës, militanti: Kam respekt për Mehmet Shehun

 

Gjatë 'Foltores' së Berishës në Sarandë sot ka pasur edhe një moment nostalgjie. Një militant i Sali Berishës në Sarandë, i ka kujtuar ish-Kryeministrit komunizmin.

Ai tha se ka respekt për kryeministrin e ndjerë Mehmet Shehu.

Ora 18:37
Amerikania e Berishës, Evi Kokalari: Basha pret që t’ia çojmë firmat në krevat

Aktivistja amerikane Evi Kokalari, e cila ka ardhur nga SHBA dhe mbështet ‘Foltoren’ Sali Berishës nga Saranda sot hodhi akuza në drejtim të Lulzim Bashës.

Kokalari e akuzoi Bashën për korrupsion dhe tha se ai është shkaktari që PD ka humbur. Më tej ajo theksoi se 4200 firmat e delegatëve i janë dërguar Edi Palokës, duke shtuar se Basha sa duket pret t’ja çojmë firmat në krevat.

“Basha ka pasur dualizëm me kunatin e tij, një korrupsion i thellë në PD, që e ka bërë të humbë. Nuk ia kam idenë se për çfarë flet Basha. Kalojmë tek Gazmend Bardhi. Mësova sot se ai nuk është votuar. Bardhi dhe Grida Duma morën pozicionet e tyre në mënyrë antidemokratike. Sot janë 4200 firma në zyrën e Edi Palokës. Basha po pret që t’ia çojmë firmat në krevat. Basha do iki më 11 dhjetor, do shkarkohet”, u shpreh Kokalari.

Ora 16:51
Në përplasje me Bashën për firmat e anëtarëve, Berisha nxiton të publikojë rendin e ditës për Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor

Edhe pse sipas institucioneve të Partisë Demokratike zyrtarisht mbledhja e Kuvendit Kombëtar nga ana e Sali Berishës është ilegale sipas statutit të partisë, pasi nuk janë mbledhur firmat, ish-kryetari ka publikuar në mediat sociale rendin e ditës për Kuvendin Kombëtar me datën 11 dhjetor.

Pika kryesore e rendit të ditës, sipas asaj që ka publikuar Berisha është ndryshimi statutit të partisë, por nuk është bërë me dija se cilat do të jenë konkretisht pikat që duhet të ndryshohen.

Një tjetër pikë është analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike. Po ashtu pritet që të diskutohet edhe aksioni që do të ndërmarrë më tej Partia Demokratike në lidhje me aksioni politik opozitar të PD-së.

'Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/4 dhe 60 të Statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimarrjen në forumet e Partise Demokratike. Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike. Vendimarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të antarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Per ndryshimet statutore do diskutohet mbi bazen e propozimeve te anetareve te Kuvendit dhe Keshillit Kombetar qe do parashtrohen ne kete Kuvend. Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.'- shkruan ndër të tjera Berisha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave