Berisha niset për vizitë
dyditore në Turqi
Vizita bëhet me ftesë të kryeministrit Erdogan. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim tete a tete me Kryeministrin Erdogan, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve. Në përfundim të takimit, dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
STAMBOLL - Kryeministri Berisha u nis sot, për një vizitë zyrtare dy ditore, në Republikën e Turqisë, me ftesë të homologut të tij Recep Tayyip Erdogan, njoftuan burime të qeverisë.
Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim tete a tete me Kryeministrin Erdogan, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve. Në përfundim të takimit, dy kryeministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës do të nënshkruhen “Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin midis Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë” dhe “Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Arkivave midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë”.
Kryeministri Berisha do të ketë gjithashtu takime me Presidentin e Republikës Abdullah Gül dhe me Kryetarin e Asamblesë se Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek.
Në ditën e dytë të vizitës, Kryeministri Berisha do te këtë një mëngjes pune me ministrin e Punëve të Jashtme Ahmet Davutoğlu.
Takimet dhe bisedimet me personalitetet më të larta turke evidentojnë nivelin shumë të lartë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, si dhe i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të tyre. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjithashtu thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe pjesëmarrja e Kryeministrit në Forumin e Biznesit, që organizohet nga Bashkimi i Dhomave dhe Bursave të Turqisë. Kryeministri do t’i drejtohet Forumit me një fjalë, ku jepet një panoramë e përgjithshme e klimës së biznesit në Shqipëri, reformave që ka ndërmarrë dhe hapave të rinj që pritet të implementojë qeveria shqiptare për ta bërë edhe më atraktive e konkurruese klimën për biznes e investime në Shqipëri, potencialet që ofron vendi ynë në sektorë të ndryshme të zhvillimit etj.. Kryeministri do të ftojë biznesmenët turq për të investuar në Shqipëri, duke i garantuar ata se investimi i tyre këtu do të jenë një histori suksesi. Në takimin me biznesin turk, Kryeministri do të shoqërohet edhe nga një grup përfaqësuesish të biznesit shqiptar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56