Berisha:Njerëzit e Ramës ndihmuan
pilotin, policia ka fshehur çantat

Berisha:Njerëzit e Ramës ndihmuan<br />pilotin, policia ka fshehur çantat
TIRANE- Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka akuzuar policinë, duke i quajtur “njerëzit e Ramës”, për fshehje të çantave që u morën nga avioni. Sipas Berishës, “piloti italian Giorgio Riformato ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit”.
 
“Njerëzit e Ramës ndihmuan pilotin. Policia ka fshehur çantat që u morën nga avioni dhe bën presion mbi mediat.
 
Të dashur miq, burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reformato (rilindasi i Ramës), ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish-avokat i PS ne KQZ dhe bashkëshorti i znj. Johana Bushi, ish shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjencinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas. Zoti Sula, drejtori i ANTA-s, u shkarkua 10 dite para kësaj ngjarje sepse ai nuk zbatoi urdhrat antiligjore qe favorizonin rilindësin ajror Reformato.

Policia ka fshehur ngarkesën e gjetur në avion në 4 çanta. Në komunikatat e saj kishte njoftuar se u gjetën 27 mije euro dhe asnjë fjalë për çanta.
 
Sot një gazetar i guximshëm paraqiti fotot e marra nga një dëshmitar në vendngjarje, në të cilat tregohet një njeri duke zbritur dy çanta nga avioni. Sipas dëshmitarit, menjëherë pas rënies së avionit, ai konstatoi se avioni u rrethua nga 6 makina Mitsubishi dhe një Golf, dhe nga avioni zbriten piloti me një person tjetër si dhe u nxirren prej tij dhe 4 çanta (me droge? me grosh?), dy prej të cilave dëshmitari i kishte fotografuar me një person qe i mbante ato. Na del se personi ishte një inspektor lokal policie qe ndodhej ne vendngjarje me makinën e një privati dhe kishte thyer (me urdhër nga sipër) çdo rregull në qëndrimin ndaj provave në vendin e ngjarjes.
 
Menjëherë pas paraqitjes se këtyre fakteve tronditëse nga gazetari në News 24, Policia njoftoi një konference shtypi dhe, ne një akt shantazhi te vërtete ndaj gazetarit që publikoi faktet tejet të renda, paraqiti ne një foto dy çanta qe nuk dukeshin aspak si çantat e fotos se dëshmitarit duke thëne se ato ishin çantat e pilotit.
Policia ra brenda me këmbët e veta sepse me këtë dëshmoi se ajo ka fshehur ekzistencën e 4 çantave dhe në asnjë komunikate të saj deri sot nuk ka njoftuar për gjetjen e çantave në avion.
 
Të gjitha këto fakte të reja pohojnë se kemi të bëjmë me një trafik të mirëfilltë qeveritar droge. Kësaj i thonë me vrap drejt kartelit Rama të drogës! Vetëm lëvizja Rama ik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga qeveria e drogës!”, shkruan Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS