Në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi protestën e radhës kombëtare më 22 mars, ditë që përkon me festën e Nevruzit. Berisha tha se kryengritja paqësore, siç i cilëson ai protestat e tjera të opozitës, do të vijojë deri në fitoren përfundimtare.

“Më 22 mars e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjitha Tirana në rrugë, vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në fitoren vendimtare”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët i dënuan molotovët te vila 31, Berisha ‘harron’ revoltën për Ballukun! Premtoi shembje të Kuvendit, sot vetëm një grusht militantësh e sprai blu në protestë