Berisha ‘Non Grata’: Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund, askush s’mund të jetë mbi ligjin! Zhvillimet pozitive duhet të vazhdojnë

Askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar nga Vlora ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e pyetur lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur "Non Grata" ish-kryeministrin Sali Berisha. Teksa theksoi se ditëve të pandëshkueshmërisë iu ka ardhur fundi, Kim tha se vendimi i DASH është mesazh se Shqipëria po ndryshon dhe se kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Kim tha se këto zhvillime të fundit, të cilat i konsideroi pozitive, duhet të vazhdojnë. Pyetjes nëse është Berisha është i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj duke thënë se në Shqipëri duhet të prevalojë shteti ligjor.

“Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime positive që duhet të vazhdojnë. Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund dhe të gjithë duhet të punojmë së bashku për këtë”.

E pyetur a ka rol në këtë vendim të SHBA, ambasadorja Kim tha se “nuk ka asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit Antony Blinken”.

"Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit".

Për padinë që Berisha deklaroi se do të bënte kundër Blinken për vendimin e shpalljes si i padëshirueshëm në SHBA, me akuzën e korrupsionit, ambasadorja tha se nuk ka asnjë dijeni.

"Nuk e kam idenë për çfarë po flisni", tha ajo.

Kim mbrëmë përgëzoi SPAK për dënimin me 2 vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend, po që ishte edhe person i shpallur 'non grata' nga SHBA. Në deklaratën e mbrëmshme ambasadorja tha se të gjithë kanë dinjitet kur janë të barabartë përpara ligjit, duke e cilësuara këtë si 'dinjitetin e vërtetë', ndërsa shtoi se askush nuk është mbi ligjin pavarësisht se sa i fuqishëm është ai. Kjo deklaratë lidhej konferencën e Sali Berishës që e mbajti pikërisht 'mbi dinjitetin sipas tij të cenuar' nga deklarata e sekretarit të shtetit Blinken i cili publikoi  vendimin ku DASH e futi në listën e zezë.

DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

 

 

VIDEO-Deklarata e Yuri Kim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
FOTOLAJM/ Yuri Kim merr armën, qëllon me mitraloz dhe pistoletë pranë Malit me Gropa

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një prej seancave stërvitore në kuadër të DefenderEurope 21, në Zonën e trajnimit në Bizë pranë Malit me Gropa. 

Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qitje me armë automatike dhe pistoletë.

Mali Me gropa u kthye në qendër të vëmendjes pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Presidenti Meta në një intervistë televizive deklaroi se 'SHBA mund edhe të më qëllojnë me raketa por të më çojnë te Mali me Gropa'. 

"DEFENDER-Europe 21 është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga  SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

 

Ora 11:37
'Defender 21', Peleshi:Të privilegjuar që jemi vendi pritës! Qytetarët kanë mundësi të shohin kapacitet e Ushtrisë Shqiptare

 

Trupat e Ushtrisë Amerikane dhe ata të Ushtrisë Shqiptare po zhvillojnë sot në Pasha Liman të Vlorë stërvitjen e radhës në kuadër të "Defender 21". Të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ku ky i fundit tha se ndjehet i privilegjuar që Shqipëria është vend pritës i kësaj stërvitje ushtarake. Peleshi tha se është një mundësi për qytetarët që të shohin kapacitet e Ushtrisë Shqiptare.

"Jemi në mes të stërvitjes, jemi shumë krenar që gjithçka po shkon shumë  mirë, është një stërvitej që organizohet nga Komanda Amerikane e Europës dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Ne jemi vendi pritës dhe jemi të privilegjuar dhe me fat. Kemi marrë pjesë në disa stërvitje, stërvitjet do zhvillohen në ajër në det, sot ishte një ditë e hapur. Sot kemi parë pajisjet, forca te ndryshme, kontingjentin tonë që po punojnë krah forcave amerikane po shkëmbejnë eksperiencë, po marrin eksperiencë. Nuk është një ditë për ambasadorët apo personalitet, po qytetarët që kanë mundësi të shohin nga afër se kush është ushtria shqiptare, çfarë synon stërvitja dhe cilat janë kapacitet tona", tha Peleshi.

 

Ora 11:18
'Defender 2021', Kim nga Vlora: Kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, janë dominues! Do doja të shikoja më shumë zhvillim ekonomik për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi nga Vlora se kur aleatët e NATO-s bëhen bashkë ato janë dominues.

“Është një rritje domethënëse për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë. Këtë javë kemi vizituar Kuçovën për të parë operacionin tokësore. Sot jemi në Pashaliman për të parë operacionet detare.

Kur aleatët e natos bashkëpunojnë me njëri tjetrin janë dominues në tokë, ajër det. Zhvillime të mëdha të biznesit në një front tjetër. Mendoj si ambasadore e SHBa në shqipëri do të doja të shikoja më shumë zhvillim ekonomik për vendin se Shqipëria është vend i shkëlqyer, kjo është diçka për të cilën  duhet të punojm ësë bashku unë bëj pjesën tone ju tuajën”, tha Kim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aagushi i Cepanit: 21/05/2021 18:49

    O likeflori ilir ,bej kujdes,aaman.Mori pushken ne malin me groppa ajo.Mbaase ka cuar edhe ndonje rakete.Ki kujdes ,te kam rixha.Jane jashte kontrollet keta amerikanet.Vine e nuk pyesin as per komandantin e pergjithshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin