Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Sali Berisha

Sali Berisha e ndoqi me interes podcastin e kryeministrit Rama dhe vetëm pak orë më vonë u shfaq duke thënë se me Ramën dhe kandidatët e tij integrimi në BE bëhet më i largët.

"Unë ju garantoj ju, se me këto lidhje të tmerrshme të qeverisë me krimin, për Shqipërinë me Edi Ramën, anëtarësimi në BE do të jetë një horizont që largohet me shpejtësi.

Pra, në rast se bëhet fjalë për integrimin e plotë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka vetëm vetëm nëj rrugë, dhe kjo është rruga e bazuar në parimin në meritë, një proces i bazuar në meritën, në performancën, në arritjen e kritereve.

Kështu që, këtë proces do e kompletojë PD në kohën më të parë të mundshme",-tha Berisha. 

Në komunikimin me qytetarët, Berisha bëri dhe një premtim gati në kufijtë e absurdit duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.

"Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm",- deklaroi ai.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Martin Canit: Vrasja e djalit tonë po përdoret për qëllime politike, po justifikojnë mbylljen e TikTok

Prindërit e Martin Canit: Vrasja e djalit tonë po përdoret për qëllime politike, po justifikojnë mbylljen e TikTok