Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës nga Mbretëria e Bashkuar. Boçi thotë se nëse të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit
AKUZA ME PASKUINË
Shpallja e MB dhe arsyet e parashtruara ndaj Berishës i ngjajnë një moskuptimi kohor, po aq dhe diplomatik dhe politik. Nxitimi për të thënë medoemos diçka, ka prodhuar një fabul akuzash që të vendosura pranë Berishës, duket që janë jo vetëm të pabaza, por ngjajnë dhe krejt qesharake.
Si “një lloj historie me paskuinë” tek “Gjerhurinat” e Markezit. Nuk mund ta them këtë nëse akuzat do t’i atashoheshin Ramës. Serioziteti i tyre do ishte bindës.
Aq shumë ngjisin me emrin e Ramës akuzat, sa ngjan që zyrtarët e tekstit të akuzave i kanë ndërruar atij thjesht emrin. Ato janë një lloj konspekti i akuzave që sot institucionet ndërkombëtare përfshi DASH, i bëjnë Ramës. Sepse korrupsioni i votës është shtrati i të gjitha korrupsioneve dhe dihet se sa e ka minuar demokracinë autori i shitblerjes së votës dhe masakrës së 25 prillit.
Sepse dihet botërisht, pse u hartua një ligj dekriminalizimi me iniciativën specifike të Berishës dhe PD në 2013, dhe cili ishte personi që krimit, bandave, kriminelëve, banditëve i dha status politik, ekonomik e social elitar, status që e gëzojnë shënd e verë dhe sot.
Të mbyllësh sytë dhe argumentat politikë para këtyre fakteve është dramatike dhe aspak diplomatike. Sikurse dihet se kush ka përfituar para publike nga Rama e qeverisja e tij nën okelion “strategjike” apo Fazlliçi dikur biznesmen në spekulimin e tij, sot është mik i mirë i Ramës.
E pra, të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre. Synimi i këtyre akuzave, të lobuara për dekurajimin e opozitarizmit, ka për të dhënë efektin e kundërt. Beteja me Ramën e kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë është mision!
Lajmi kryesor:
Të gjithë në bllok në ‘luftë’ edhe me Britaninë, besnikët s’e braktisin edhe këtë herë Berishën: Do bëhet Kryeministër, anglezët kolonizuan botën
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47
-
Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës
5 Shkurt, 11:10
-
Jakin Marena: Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!
4 Shkurt, 19:13
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20