FIER-Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në Fier në përurimin e linjës së tensionit të lartë 220 kilovolt Tiranë-Elbasan-Fier. Kreu i qeverisë përsëriti angazhimin e qeverisë që drejton për mbajtjen e çmimit të ulët të energjisë ndaj klientëve, krahasuar me rajonin, duke theksuar se prioritet mbetet energjia e rinovueshme. “Energjia e rinovueshme është e pastër dhe e shëndetshme. Kjo platformë nuk gjen mbështetje nga opozita. Ne, ujin erën, diellin do t`i shndërrojmë në vlera për Shqipërinë një superfuqi energjetike”, përsëriti Berisha premtimin që ka vite duke e përdorur. Sipas kryeministrit, dy vitet e fundit u investuan rreth 220 milionë euro për energjinë, duke u ndërtuar 46 HEC-e, ndërsa qindra të tjerë presin të hyjnë në punë.
(gk/shqiptarja.com)