Zgjedhjet/ Berisha nuk fitoi as në Tropojë, Ilir Meta dërrmohet keqas në fshatin e lindjes Çepan

Zgjedhjet/ Berisha nuk fitoi as në Tropojë, Ilir Meta dërrmohet keqas në fshatin e lindjes Çepan

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë marrë një humbje drastike në zgjedhjet vendore, të cilët kanë arritur të sigurojnë fitoren në vetëm 6 bashki, kundrejt PS që ka marrë shumicën dërrmuese. Por përballë kësaj humbjeje që do të mbetet në historinë e dy liderëve kryesore politikë, interesant është fakti që Berisha dhe Meta nuk fituan dot as Tropojën dhe Skraparin.

Qytetarët shqiptarë refuzuan dyshen Meta-Berisha, por ndëshkimi më i madh në këto zgjedhje është që ata nuk morën dot mbështetje as në qytetet e tyre të lindjes. Pra, edhe njerëzit e tyre i refuzuan me votë duke votuar për Partinë Socialiste.

Berisha humbi në qytetin e tij të lindjes në Tropojë, një bashki historikisht e djathtë, ku socialistët patën mundësinë ta qeverisnin vetëm në 2019, kur PD bojkotoi zgjedhjet vendore. Por, pas drejtimit për 4 vite nga PS, tropojanët i dhanë këtë ndëshkim Berishës duke i dhënë besimin socialistit Rexhe Byberi, i cili mori 51.25 % të votave kundrejt 48.75 % të votave që mori kandidati i Bashkë Fitojmë Besnik Dushaj.

Edhe Ilir Meta u braktis në vendin e tij në Skrapar, të cilin e ka përdorur politikisht për vite me radhë, zonë që e ka zgjedhur deputet për disa mandate rresht. Madje kur ishte president i Republikës, për të kërcënuar Edi Ramën, Meta thoshte se “jam malësor si doktori”, duke ju referuar vendlindjes së tij, Çepanit, një fshat që është një zonë malore.

Pikërisht, këtu pritej që fitorja të ishte e padiskutueshme, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Qytetarët i dhanë shansin socialistit Adriatik Mema, i cili mori 55.84 % të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Euglen Mustafallari mori 44.16 % të votave. Por përveç kësaj, Ilir Meta është thyer keq në fshatin e tij të lindjes, ku kandidati i tij është rrëzuar me një diferencë të ndjeshme.

Sipas të dhënave të nxjerra nga KQZ, kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak i Skraparit, Adriatik Mema, në njësinë administrative të Çepanit ka marrë 205 vota, kurse kandidati i Metës, Euglen Mustafallari ka marrë 151 vota. Sa i takon votave për Këshill Bashkiak, në Çepan vetëm 56 qytetarë kanë votuar për Metën, ndërsa 165 qytetarë kanë votuar për Partinë Socialiste.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, Berisha mori edhe një tjetër shuplakë. Në këto zgjedhje ai humbi edhe bastionin historik të së djathtës, Shkodrën, e cila për herë të parë në historinë e Shqipërisë pluraliste do të drejtohet nga socialistët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zarti: 16/05/2023 01:24

    ilir kerma edhe fshati i vet nuk e do....bravo ceoanit...

    Përgjigju
  • Sarumullai Kallai: 15/05/2023 20:07

    2 bajgat e kombit Shqiptar Ilir spiun floriri dhe sali këlliri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje