Berisha nuk lëshon pe për KQZ:
Mendimet e Ramës marrëzi
Kryeministri nuk lëshon pe ndaj KQZ por akuzon Ramën se vuan nga sindroma e kleptomanisë. Berisha mbledh kryesinë PD: "Kushtetuta e vendit e ka te përcaktuar kush është qeveri dhe kush është opozitë".
Kryeministri Berisha, njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike nuk heq dorë nga qëndrimi ndaj
KQZ, duke deklaruar se zëvendësimi i anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho ishte i ligjshëm.
Ndërkohë që dy ditë më parë Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore i DASH, Jonathan Moore tha se “ka argumenta ligjorë që vënë në pikëpyetje votimin e parlamentit për zëvendësimin e një anëtari të KQZ-së" duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duan të shohin KQZ-në të funksionojë.
“Koncepti i zotit Rama se meqenëse një parti e koalicionit qeveritar kalon në anën e opozitës, mendimi i tij se tani është edhe opozitë edhe qeveri, është thjesht marrëzi. Kushtetuta e vendit e ka te përcaktuar kush është qeveri dhe kush është opozitë. Në të gjitha ligjet e vendit balanca e institucioneve të zgjedhjeve është balancë midis qeverisë dhe opozitës. Ajo që patë në parlament dhe rreth shtëpisë së Kastriot Islamit është kultura dhe antikultura e liderit të opozitës për demokracinë”- tha kryeministri.
Ai akuzon Ramën se sërish vazhdon taktikën e bllokimit se vuan nga sindroma e "kleptomanisë". Sipas kryeministrit është Rama që kërkon të shtyjë zgjedhjet ndërsa jep garanci se ato do të zhvillohen sipas standardeve.
“Vazhdon me kërkesën të shtyhen zgjedhjet. Asnjë dite të vetme, mori përgjigjen përfundimtare. Çfarë tha dje, nëse humbas zgjedhjet nuk do njoh rezultatin se nuk kam mandatin e komisionit aty. Ky prap po kërkon skuzën që zgjedhjet i fitova por mi vodhën. Ky njeri vuan nga sindromi obsesiv i kleptomanisë. Çdo gjë i duket vjedhje, s’është faji im, është problemi i tij. Eshtë i nervozuar shumë, por ato janë punët e tij. Ne garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme.”- u shpreh Berisha.
Berisha mblodhi sot në mbrëmje kryesinë PD për tu këshilluar për konsolidimin e koalicionit me të cilën do të shkojë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai bën thirrje për bashkimin në koalicion të partive të djathta dhe të qendrës së djathtë.
"Të gjitha partitë e spektrit të djathtë, të qendrës së djathtë do grupohen këto ditë me PD"- tha Berisha.
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.1%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26