Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysa, nga Partia Demokratike. Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët në Facebook, Berisha e trajtoi dorëheqjen e Hysës si një akt normal të saj, çka la të kuptohet se as nuk i kishte lexuar shqetësimet që kishte ngritur ish-bashkëpunëtorja e tij për mënyrën se si funksionon partia.
"Jola Hysaj më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falënderon për bashkëpunimin, por më njofton se ka vendosur të japë dorëheqjen. Dhe unë e falënderoj për kontributin që ka bërë dhe respektoj plotësisht vendimin e saj. Dorëheqjet janë një akt normal në një parti demokratike dhe në një shoqëri të lirë. Në këtë rast ajo dha kontributin e saj, nuk mund t’i mohohet. Por nga ana tjetër ajo arriti në përfundimin se duhet të ndërpresë aktivitetin e saj politik për arsye të saj dhe kjo është një zgjidhje që ka bërë dhe unë ia respektoj", tha Berisha.
Lajmi në përditësim...
Komente












