Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës

Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës

Marko Dajti dhe dokumenti i regjistrimit si kandidat për bashkinë e Tiranës

Që kur pranoi të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, për Partinë Demokratike, Roland Bejko u vu nën një sulm linçues nga grupimi i Berishës dhe mediat e tyre. Sipas tyre, Bejko është futur në garë nga Erion Veliaj për t’i prishur punë Belind Këlliçit.

Nuk kanë asnjë provë për këtë gjë, por kjo ka pak rëndësi për ta. Por ndërkohë, së fundmi del se ajo që akuzojnë kundërshtarët e tyre, në fakt i bëjnë vetë.

Vetë Flamur Noka, numri dy i grupimit të Sali Berishës, ka hedhur firmën që kryekomunisti Marko Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës. Me sa duket, Berisha iu është rikthyer sërish komunistëve, me shpresë se mund të fitojë Tiranën.

Herën e fundit që e fitoi Tiranën me Lulzim Bashën, bëri të njëjtën gjë. Atëherë përdori të ndjerin Hysni Milloshi.

Firma e Flamur Nokës në dokumentin e regjistrimit të Mark Dajtit si kandidat

Kërkesa për regjistrim në zgjedhje

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 01/04/2023 08:28

    Dhe un po tjem ne shqiperi ketij komunisti do i jap voten Sepse jam i sigurt qe ai do punoj me mire sesa keta hajduter duke filluar nga ky qe u martua me leket e te jemes duke shit fiq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!