Berisha përzuri kinezët nga
Bushati, solli austriakët

Berisha përzuri kinezët nga<br />Bushati, solli austriakët
TIRANE- HEC-i i Ashtës që sipas Berishës u ndërtua me teknologjinë më moderne austriake nisi projektin me marrëveshjen e shtatorit të 2008, vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009. Që sipas akuzave të kreut të PS Edi Rama dhe opozitës së asaj kohe u vodhën nga qeveria e drejtuar nga Berisha. Por gjurma për ndërtimin e HEC-it ishte planifikuar për tu bërë në Bushat të Shkodrës dhe për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet ujore në funksion të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe të pastër. Dhe këtë gjurmë e kishin nisur kompanitë shtetërore kineze, të cilat kishin paguar këstin e parave të fazës së parë, që kishte të bënte me studimin, ambientin e shpërblimin për shpronësimin. Një shumë e konsiderueshme në vlerë miliona dollarë.

Nëse para 2005 ishte këmbëngulja e institucioneve financiare ndërkombëtare që të mos lejohej investimi kinez në portat e Evropës, me zbutjen e klimës mes BE dhe SHBA nga njëra anë dhe Kinës nga ana tjetër dhe kjo barrierë ra poshtë pas vitit 2007. Por pikërisht atëherë kur kinezët ishin gati të kalonin në fazën e dytë të investimit, qeveria Berisha në funksion dhe të zgjedhjeve të vitit 2009 që ishin në prag e ku se kishte të sigurtë fitoren, ndërhyri duke përzënë kinezët dhe duke lidhur marrëveshjen me austriakët e kompanisë “Verbund”, prapa të cilës thuhej se ishte pikërisht Grossruk.

U nënshkrua kontrata tjetër, tashmë me emrin e HEC-t të Ashtës, ndërsa kinezët i përzunë me argumentin se nuk kishte pranuar qeveria malazeze që të ndërtohej HEC në Bushat për shkak të prishjes së biosistemit. Ndërkohë që të gjithë shqiptarët kanë parë se si ka “bilbiluar” Grossruk pas zgjedhjeve të vitit 2009 teksa ia doli që pavarësisht se ODIHR tha se zgjedhjet në 1/3 e qendrave të numërimit janë numëruar shumë keq, ia arritën të “ishin një hap përpara dhe të pranueshme”.
 

 Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit