Sali Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament.
“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet” tha Berisha në konferencë për median.
Sa i takon zgjedhjeve të Kukësit Berisha do të marrë pjesë
“Padiskutim që do kemi kandidatin, akoma nuk e kemi përcaktuar, do të diskutohet, pastaj do të përcaktohet”
Aktualisht janë 8 deputetë që i janë bashkuar Sali Berishës dhe përjashtuar nga grupi i PD-së. Ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve të Rithemelimit figurojnë në kuvend si deputetë të PD-së zyrtare.
Në shtator Berisha pritet që së bashku me këto deputetë dhe me deputetë të përjashtuar të bëjnë një grup parlamentar sikur e paralajmëroi sot në konferencë për median.
Pikëpyetja është nëse Berishës do i bashkohen edhe deputetët që iu kundërvunë Bashës në garën për kreun e PD-së. Ndërkohë Belind Këlliçi hoqi dorë nga mandati për të kandiduar si kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit përballë Erion Velisë, zgjedhje të cilat i humbi.
Mes 8 deputetëve janë
Sali Berisha
Albana Vokshi
Edomond Spaho
Luan Baçi
Flamur Noka
Tritan Shehu
Oerd Bylykbashi
Agron Shehaj
Ndërkohë kur kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet vendore, Berisha ka bërë me dije se nuk do të votëbesohet në Kuvend, por ka dalë me një tjetër tezë, atë të referendumit për të cilin ende nuk ka një datë
“Unë nuk votëbesohem në Kuvend, por në referendum. Do të caktohet një datë. U bë mbledhja e kryesisë, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u miratua rezoluta. Tani duhet të mblidhet kryesia dhe duhet të përcaktojë agjendën e veprimeve. Është i pashmangshëm. Votëbesimi është ligj absolut, kjo është”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup të ri parlamentar në shtator! Bardhi kreu i grupit?! Ish-kryeministri: E vendosin ligjvënësit
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: Procedura urgjente për ndryshimin e datëlindjes së tij! Akte kriminale nga ai dhe njerëz të shtetit
13 Janar, 17:55
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
'Thuhet se një nip i zotit Berisha është pronar i një trageti dhe se Gazidede përgjon deputetët', akuzat e Teodor Kekos në Kuvend
13 Janar, 13:03