Berisha: Për rekordin tim në not
u frymëzova nga shpirti olimpik

Berisha: Për rekordin tim në not<br />u frymëzova nga shpirti olimpik
TIRANE- Tepër i entuziazmuar dhe i pushtuar tërësisht nga shpirti olimpik, kryeministri Berisha është kthyer nga Londra ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave Olimpike 2012. Madje ky shpirt olimpik e nxiti të thyente rekordin e vet në not duke udhëtuar 141 minuta në ujrat e bregdetit të Dhërmiut, këtë fundjavë.

”Absolutisht nuk nisa notin me idenë për të thyer rekordin por thashë siç është norma të bëj nxemje, por nuk më lëshonte deti. Thashë të shkoja te Kepi i Rodonit por kuptova se rojet nuk më shoqëronin dot, do u duhej të ndërroheshin dhe do u duhej komardare. Cila ishte ndjenja e parë që përjetova sa dola nga deti? Vitet poshtë dhe unë përpjetë. Kur dola isha i gatshëm të kthehesha përsëri. Një ndjenjë që nuk mbaj mend ta kem patur në garën e parafundit.”- u rrëfeu deputetëve të grupit të tij parlamentar të mbledhur në selinë blu.

Berisha dukej i ekzaltuar edhe sot teksa informonte deputetët e tij për emocionet që kishte përjetuar gjatë vizitës në Londër. Një udhëtim "në botën e çudirave” ku vlerësoi me tone superlative detajet e ceremonisë . Për më shumë se 40 minuta deputetët demokratë dëgjuan sesa i mahnitur kishte mbetur nga organizimi i përsosur i ceremonisë së lojrave olimpike, si dhe mbrëmja gala që mbretëresha Elizabet kishte organizuar në Backingam Palas.

BATUTA PRINCI WILLIAMS DHE ERLA
Madje në këto momente ekzaltimi kryeministri nuk la mënjanë as momentet e humorit kur kujtoi shkëmbimin e batutateve me këshilltaren për mediat Erla Mëhilli, “Në mbrëmje Elizabeta ishte mbretëresha, ndërsa stari ishte Princi Williams. Në një moment Erla më pyeti. Ishte Princ Williams aty? Kemi lindur në një ditë, i kishte thënë Erla, dhe kryeministri ishte përgjigjur: Atë ditë mund të kenë lindur me mijëra vajza por fatin e Princit vetëm Keti e pati.

FTOVA CAMERON NE TIRANE, HESHT PER PAZARIN E FOTOS
Kreu i qeverisë foli me shumë superlative dhe për takimin me kryeministrin Daviv Cameron, por nuk përmendi asnjë llaf për pazarin e blerjes së fotos që do fokusonte këtë takim. Pazari u zbulua nga gazeta shqiptarja.com e cila publikoi emailet që përfaqësues të qeverisë kishin shkëmbyer me agjencinë “The Press Association” . “Unë isha nga të paktit, disa prej presdientëve dhe kryeministrave të pranishëm që u prita në pritje të veçantë nga kryeministri Cameron. U ndjeva jashtëzakonisht i nderhuar. Në një kohë jashtëzakonisht të ngeshur ai gjeti kohën dhe më rezervoi pritjen e veçantë ku diskutuam problemet e zhvillimeve në Shqipëri, në rajon dhe e ftova përzemërsisht të vizitojë Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit. Nuk e di nëse axhenda do ta lejojë, por shprehu vlerësimin për 100 vjetoirn dhe më dha mbështetjen e tij për integrimin e Shqipërisë në BE, mbi bazën e një procesi të merituar.

BERISHA RAMES:  T'I PLOTESOVA KUSHTET VOTO HEQJEN E IMUNITETIT
Kryeministri Berisha përsërit apelin ndaj kundërshtarit të tij politik për të votuar më 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së Berisha ftoi Ramën të dëgjojë Ngjelën, tashmë prej kohësh aleat i tij (i Ramës) kur thotë se opozita nuk duhet të kete hezitime për heqjen e imunitetit, pasi ai qe duhet te kete frikë është kryeministri Berisha.

“Ngjela ka të drejtë kur thotë se Imuniteti duhet të hiqet për qeverinë. Këtu qeveria prej kaq vitesh insiston ndërsa opozita refuzon. “- deklaroi Berisha.
“Të kemi plotësuar çdo kusht. Deshe kufizim të imunitetit jo heqje e pranuam, deshe që arrestimi të bëhet me leje parlamenti e pranuam; deshe të mos kontrollohet ndërtesa pa leje sepse janë sëndukë e nuk kemi ku t’i çojmë e bëmë. Të cojmë një mesazh të madh në Europë e në botë. Lejoje grupin të votojë. Shumica e grupit nuk ka frikë heqjen e imunitetit. Ato ndjejnë përgjegjësi dhe pranojnë të jenë të barabarta para ligjit, më komplekse është problemi për neobllokmenët që nuk mund të pranojnë kurrë barazi, dhe klubin e miliarderëve”- deklaroi Berisha.

RAMA I ESHTE BERE KURBE KLUBIT TE BIZNESMENEVE
Berisha deklaroi se Rama nuk voton heqjen e imunitetit pasi ndjen detyrim ndaj klubit të miliarderëve, duke përmendur me emra deputetin Fidel Ylli, të cilën e përkufizoi si “kryebixhozi i Ballkanit i cili i ka mbyll sytë me pallat”. “Rama nuk voton heqjen e imunitetit pasi është i detyruar ndaj tyre dhe kaq shumë i është kurbuar sa i duken si Republikanë, dhe avash avash do të thotë që partia e tij është Parti Republikane. Vini re fjala që e thotë më me vështirësi është Partia Socialiste....Thuaj zotëri unë nuk mund të prek imunitetin e miliarderëve të mi. Dje ata bënë një akt të vecantë kur deklaruan se do të jenë të gatshëm për të hequr imunitetin por 3 prej tyre nuk u shprehën. Nuk u shpreh Kokëdhima- tha Berisha- të cilin e përkufizoi dhe “eminenca gri" dhe  ka “administrimin e kryetarit”
Sipas tij data 6 gusht, për votimin e ndryshimeve në Kushtetutë nuk është caktuar nga shumica por “është detyrim ligjor i amendamentit që ka sjellë PS për ndryshimet kushtetuese. Po të keni parasysh edhe në seancë parlamentare deputetët PS nuk e kundërshtuan datën.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!