Berisha: Përgatisim zgjedhje
të ndershme, Rama gati bojkotin

Berisha: Përgatisim zgjedhje<br />të ndershme, Rama gati bojkotin
TIRANE- Pak orë pas takimit me komisionerin për zgjerimin e BE-së, sot në kryeministri u tha deputetëve të grupit parlamentar të PD-se se qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka që zgjedhjet të zhvillohen të ndershme. Berisha tha se qeveria  ka të gjithë infrasktrukturën dhe vullnetin e hekurt për ta bërë" ndërsa akuzoi Ramën se po përgatit justifikimin e humbjes së zgjedheve.

"Ne përgatisim qeverisjen e mandatatit të tretë zotëria përgatit bojkotin e tretë, por në një vend të lirë gjithsecili bën si di vetë”- tha Berisha në fillim të mbledhjes duke e akuzuar Ramën se po përgatit post 23 qershorin

“Dy muaj më parë u ra sirenave brenda e jashtë vendit. Shkrojti me dhjetra letra në katër anët duke u thënë se Berisha po më merr mandatet. Kërkoi komision hetimor në KQZ, më pas shkarkimin e zotit Noka. Pas dy muajsh pasi e shesh atë deputetë të Beratit mund ta marrë LSI, nuk ka arsye tjetër dhe nuk paragjykoj, dhe tani kërkon të kthehet te varianti i parë. Po përgatit post 23 qershorin”- nënvizoi Berisha.

EDHE EXITPOLLET E TIJ E NXJERRIN HUMBES

Sipas tij edhe në exitpollet e bëra nga vetë PS e nxjerrin humbës. “Edhe ato pollet e nxjerrin përtokë . Janë pollet e bërë nga kahu i tyre dhe jo i yni kjo është e vërtetë absolute. Për t’i dalë përpara rezultatit shpalli se do të marrë 72 deputetë dhe hoqi Dash pezën e mori Alfred Pezën e keni parë ju. Këto janë kauz e vërtetë. “- tha Berisha në mbledhjen e grupit PD.

PRAPA RAMES HAKMARRJA PER DREJTESI
Berisha u ndal dhe tek tryeza për rendin e sigurinë që socialistët zhvilluan javën e kaluar. Sipas kryeministrit Rama është “në panik total.. dhe po sulmon policinë sepse kanë një nga treguesit më të lartë të zbulimit dhe goditjes s ë krimit” .
“Në njërin krah Gramoz Ruçin, në krahun tjetër Xhuvanin dhe prapa shpine “Hakmarrjen për drejtësi. Kishte mbledhur të gjithë policë të përjashtuar për trafiqe të përjashtuar dhe nga vetë PS për vjedhje e shpërdorime gjatë qeverisjes së tyre e zotohej për rendin. Shpalli rrogat e 2005 si rrogat e sotme, sepse i thoshte Pjerin Ndreu rrogat që kishte ai kur doli në lirim.”

TAKIMI ME BIDEN I SUKSESSHEM

Kryeministri informoi deputetët e grupit parlamentar edhe për vizitën e tij në Mynih dhe pjesëmarrjen në konferencën për Sigurinë që u zhvillua  javën e kaluar.  Kryeministri vlerësoi si të suksesshëm takimin e shkurtër me zv/presidentin e SHBA-së Biden, nga i cili mori vlerësime për Shqipërinë dhe të cilin e ftoi të vizitonte Tiranën sa më shpejt.
“Ndonjëherë takimet e shkurtra kanë vlerë e produkt se atio më shumë se një ditë të tërë”- tha Berisha duke shtuar se Shqipëria në këtë konferencë ndihej mirë pasi Shqipëria ishte i vetmi vend jashtë recensionit dhe ku ishte shënuar ulja e papunësisë.

Gjatë pjesës që ishte publike për median Berisha nuk foli asnjë fjalë për bisedën që ishte bërë mes tij dhe Komisionerit Fyle disa orë më parë. Ndërsa ky i fundit deklaroi se ndodhej në Tiranë për të gjetur rrugën që zgjedhjet të mos kontensoheshin.   
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968