“Shqipërinë dixhitale e panë me skepticizëm” , tha Kryeministri, "por ne ecëm me shpejtësinë më të madhe në këtë drejtim, me ide pioniere të risive të zhvillimit të shoqërisë së informacionit. Sot”, tha ai, “ne bëjmë hapin e parë të madh drejt projektit të katër viteve që vijnë, “Mobile Albania”, që do të synojë t’iu jap në celular , qytetarëve, të gjitha shërbimet e kësaj administrate.
Me këtë që është arritur deri më sot, është arritur koha rekord për taksapaguesit shqiptarëve dhe këtu keni përgëzimet e mia më të mëdha.
Tani, edhe doganat janë në shqyrtim dhe është e domosdshme të kalojnë në “Epayment”, realitet i prekshëm për shqiptarët brenda vitit 2013.
Kompanitë e mëdha celulare janë angazhuar në këtë proces; Qeveria përshëndet bankat, sepse me këtë realizim që kanë bërë, do të ridimensionojnë procesin e pagesës elektronike duke kaluar gradualisht tek monedha elektronike, që është monedha më e pastër, më e sigurt për qytetarët, në kuptimin e shërbimeve. Ne kemi bërë gati”, përfundoi Kryeministri, “gjithë infrastrukturën, për të kaluarën në këtë monedhë”.
'MTax' dhe 'e-Pagesa' jane dy shërbimet më inovative të administratës shqiptare dhe asaj tatimore në veçanti. Shërbimi i parë mTax, taksat nga celulari është aplikacioni i parë qeveritar për platformat celulare Apple (iPhone, iPad) dhe Android. Ndërtimi i këtij aplikacioni është një investim prej 13 Milion Lekë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe i mundëson çdo tatimpaguesi të kontrollojë të gjithë situatën e tij tatimore nga telefoni celular dhe do të ndihmojë tatimpaguesit të deklarojnë dhe paguajnë në kohë detyrimet tatimore pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportelet e shërbimit të administratës. Në këtë mënyrë, reduktohen ndjeshëm kostot administrative të biznesit dhe krijohet sporteli i shërbimit Tatimor në dorën e tatimpaguesit.
Shërbimi i dytë është pagesa elektronike (e-Payment), një investim prej 10 milion lekë i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Është zhvilluar sistemi i pagesës elektronike i cili lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me bankat e nivelit të dytë, për të realizuar pagesat nga biznesi për llogari të administratës tatimore. Të gjithë tatimpaguesit të cilët deklarojnë mund të bëjnë pagesën e detyrimeve tatimore në Internet nëpërmjet formës elektronike në sistemin e Tatimeve pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet e bankës. Ky shërbim shkurton kohën që i duhet një biznesi të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore, duke ulur kostot administrative të biznesit, rritur transparencën dhe cilësinë e shërbimeve të administratës tatimore ndaj bizneseve.
Gjatë vitit të fundit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka zhilluar me sukses projektet në fushën e TI për të ulur kostot administrative për bizneset dhe Administraten, për të rritur shkallen e informimit dhe edukimit te tatimpaguesve, rritur numrin e sherbimeve dhe cilesine e tyre per te rritur nivelin e deklarimit vullnetar ne menyre qe te arrihen objektivat e qeverise per mbledhjen e te ardhurave; për të qenë Administrate Tatimore me efikase dhe profesionale dhe për të garantuar zbatimin e ligjit ne menyre te drejte dhe te barabarte.
Administrata tatimore ka zhvilluar disa sisteme në mbeshtetje të këtyre objektivave të cilat jane:
"E-Pagesa" (e-Payment, ku ështe zhvilluar sistemi i pageses elektronike i cili lidhet ne menyre te drejtperdrejte me bankat e nivelit te dyte per te realizuar pagesat per llogari te Administrates Tatimore. Te gjithe tatimpaguesit te cilet deklarojne (tashme vetem nepermjet formes elektronike) mund te bejne pagesen e detyrimeve tatimore nepermjet formes elektronike pa qene nevoje te paraqiten ne sportelet e bankes.
Pagesa elektronike është një projekt i zhvilluar pjeserisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve pjeserisht nga Bankat te cilat kane mbeshtetur kete zhvillim dhe nje pjese e saj nga kompani vendase (S&T). Kosto totale e ketij projekti eshte 10 milion Leke te financuara nga buxheti I shtetit.
Me anë të pageses elektronike synohet te shkurtohet koha qe i duhet nje biznesi te deklaroje dhe paguaje detyrimet tatimore, duke ulur kostot e tij administrative, rritur transparencen si dhe zhvillimin e cilesise se sherbimeve te Administrates Tatimore ndaj bizneseve. Ky projekt eshte realizuar me Banken Kombetare Tregtare dhe Raiffeisen Bank dhe do te zgjerohet deri ne lidhjen e te gjitha bankave ne kete sistem.
'MTax' (Mobile Tax), ku është hapur nje dritare e re e komunikimi të Administratës Tatimore me Tatimpaguesit, duke zhvilluar aplikacionin mobile “mTax”. Ky projekt krijon sportelin e shërbimit Tatimor në dorën e tatimpaguesit. Me anë të këtij aplikacioni të gjithe perdoruesit e tij do te kene te gjithe informacionin e nevojshem rreth tatimeve dhe deklarimeve te kryera kudo qe ndodhen dhe ne cdo kohe. Do të kene informacionet me te fundit nga Administrata Tatimore, Kalendarin tatimor, i cili do te orientoje dhe ndihmoje tatimpaguesit te deklarojne dhe paguajne ne kohe detyrimet tatimore. Ky projekt eshte konceptuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe eshte realizuar nga kompania vendase (Divitech). Kosto totale e ketij projekti eshte 13 milion Leke te financuar nga buxheti i shtetit. Me ane te ketij projekti synohet ofrimi i mundesive për cdo tatimpagues që te kontrolloje situaten e tij tatimore pa qene nevojshme te paraqitet ne sportelet e sherbimit te administrates. Te rritet deklarimi vullnetar nga tatimpaguesit duke permbushur detyrimet tatimore. Te reduktohen kostot administrative te biznesit.
11 SISTEMET AKTUALE TE INFORMACIONIT QE JANE NE PERDORIM NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TATIMEVE- :
"E-Filing (electronic filing) (Deklarimi Elektronik) Ky sistem ka filluar zhvillimin ne vitin 2007 duke i sherbyer 900 subjekteve. Sot ky sistem mund te perdoret nga 125,000 tatimpagues (perdorues) per te deklaruar elektronikisht. Ky sistem perdoret nga Biznesi per te deklaruar TVSH, SIG, TAP, TABV dhe TF. Ky projekt u financua nga USAID me programin Sfida e Mijevjecarit.
"E-Books" (deklarimi i librave te shitjes/blerjes) eshte nje nen-sistem per deklarimin e librave te shitjes/ blerjes elektronikisht. Ky projekt u financua nga buxheti i shtetit me vlere 6 milion Leke ne vitin 2010.
"E-Ledger" është një nën-sistem i cili perdoret nga bizneset per te pare transaksionet dhe situaten tatimore (per deklaratat, pagesat, borxhet etj.) Projekti u financua nga USAID me programin Sfida e Mijevjecarit.
"TaxCRM" eshte nje modul i inkorporuar i eFiling, QKR Buffer dhe Sistemit te Integruar te Tatimeve. Ky modul eshte pika lidhese Biznes-Administrate. Nepermjet ketij moduli regjistrohen rastet, ankesat, kerkesat dhe leshohen vertetimet e ndryshme. Ky projekt u financua nga USAID me programin Sfida e Mijevjecarit.
e-Payroll (deklarimi i listpagesave elektronike) eshte nje nen-sistem I cili perdoret per deklarimin elektronik te listpagesave, kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Ky projekt u financua nga buxheti i shtetit me vlere 24 milion Leke ne vitin 2011.
Deklarimi i te ardhurave Personale u zhvillua ne mbeshtetje te reformes se deklarimit personal per cdo individ ne Shqiperi. Ky projekt u realizua me fonde nga buxheti i shtetit dhe nga Administrata Tatimore ne vitin 2012 me vlerë 24 milion Lekë.
Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)