''Zëdhënësi'' i Shkëlzen Berishës, Çim Peka, ka publikuar sot një opinion, ku i hyn, jo vetëm një analize të vështirë të marrëdhënieve që duhet të mbajë Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian tani, që fuqitë e mëdha botërore kanë shfaqur midis tyre krisje.

Fakti i parë: Të bën përshtypje që Peka nënvizon faktin se zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Brian Yee, që pritet të vizitojë vendin tonë këto ditë, i mbeten vetëm disa javë para se të largohet nga pozicioni që mban. Dhe më tej, ai kujton që më 17 maj, ky i fundit, në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit amerikan paska deklaruar se “Byroja e Euro-Azisë në Departamentin e Shtetit nuk kishte koordinuar politikat e saj për Ballkanin me Administratën e Presidentit Trump!”

Fakti i dytë: gazetari i preferuar i Xenit sjell në vëmendje se Aleanca e NATO-s është 70-vjeçare dhe Presidenti Trump ka vetëm 4 muaj në detyrë. Kjo tregon, sipas tij, qartazi që nuk janë amerikanët ata që po braktisin Europën, por është Kancelarja Merkel ajo që po shtyn Europën të braktisë NATO-n.
Duke u rikthyer në Shqipëri dhe rajon, duhet të theksojmë se gjatë dy mandateve të Presidentit Obama, prania politike dhe diplomatike amerikane në Ballkan ishte shumë e vakët dhe erdhi duke u shuajtur, duke i lënë vend rritjes se influencës gjermane”.

Dhe Peka zbulon se është nismë personale e Merkelit madje edhe reforma në Drejtësi. “Në Shqipëri u quajt një herë Reforma në Drejtësi, pastaj Vetting, në Maqedoni nisi të realizohej nëpërmjet Prokurorisë Speciale, ndërsa në Kosovë pritet të realizohet nën ombrellën e Gjykatës Speciale”.

Familja Berisha duket se është kundër një qeverisjeje me bazë të gjerë pas zgjedhjeve. “Ndërkohë që është e qartë dëshira e Kancelares Merkel si protektore e deritashme e Ballkanit, për një koalicion pas-zgjedhor midis PD dhe PS, zyrtarët e lartë të ardhshëm amerikane (të cilët presin konfirmimet në Senat në 2-4 javët e ardhshme), nuk kanë nguruar që të shprehen privatisht kundër një koalicioni të tillë”, shkruan Peka.

Duke ju rikthyer, deklaratës së Hoyt Yee në Kongresin amerikan të cituar më lart, dhe në këtë situatë, vërtet që vizita e tij me ngut ngre shumë pikëpyetje: A ka kërkuar njëri-ndonjë vulë amerikane për marrëveshjen e madhe??

Ky është dukshëm një presion mbi Bashën, së pari, për të hequr dorë nga një marrëveshje qeverisëse me Edi Ramën dhe, së dyti, për të bërë një dallim midis politikës amerikane dhe asaj evropiane (gjermane) ndaj Shqipërisë. Duke u nisur nga disa deklarata personale kritike ndaj presidentit aktual Trump, të bëra dikur nga Edi Rama, familja Berisha duket se ka hyrë në politikën e madhe globale, duke bërë thirrje të shfrytëzohen në favor të PD-së fërkimet e kolosëve botërorë. Por, duke qenë doktor vetë, Sali Berisha duhet ta dijë mirë që tashmë nuk ka doktor të aftë të ngjallur një të vdekur si Partia Demokratike. Aq më pak nga jashtë vendit…

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com