Sali Berisha pretendon se spraji lotsjellës që policia hodhi drejt protestuesve, ishte helm që përdoret kundër arinjve. Nga QSUT, kryedemokrati deklaroi se Aulon Kalaja është goditur me shkop nga policia pas koke. Gjithashtu, Berisha tha se janë hedhur bomba zhurmuese nga blutë.
“Për verbimin e protestuesve janë përdorur helmet që janë përdorur kundër arinjve. Është kjo një akt i paprecedentë, kanë përdorur dhunë ndaj Luçiano Boçit, ndaj Këlliçit, ndaj Ivi Kasos, Flamur Nokës, Blendi Hoxhës dhe një seri protestuesish demokratë që janë të shtruar këtu. Kurse ndaj gazetarit, veprimtarit të shquar të shoqërisë civile, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Aulon Kalaja, kanë përdorur veç verbëruesit të arinjve, kanë goditur me shkop. Kanë hedhur shishe molotovi mbi protestuesit, të dokumentuara të gjitha këto. Dënoj këtë terror të pashembullt ndaj protestuesve paqësorë”,- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar











