Berisha pranon vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën: S'e kam takuar personalisht, na dha dorën dhe iku! Vizita e Escobar? S'tërhiqem, s’pranojmë kukulla si kryetar

Berisha pranon vërtetësinë e fotos me Enver Hoxhën: S'e kam takuar personalisht, na dha dorën dhe iku! Vizita e Escobar? S'tërhiqem, s’pranojmë kukulla si kryetar

Sali Berisha në takimin me Enver Hoxhën

TIRANË- Sali Berisha ka pranuar vërtetësinë e fotos së tij, krah diktatorit, Enver Hoxha. Ai shpjegoi se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi. Sipas tij, Hoxha u ka dhënë dorën dhe ka qëndruar vetëm pak minuta dhe më pas është larguar.

“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo, nëse sheh në intervistën time ai që po drejton sot emisionin më ka pyetur  a ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po i them ka kaluar dhe ia bëj me dorë ekzakt ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje që mesa di unë e Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtarë bordi të kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam patur miqësi me djalin e tij, shoqes së saj. Kjo është fotografia”,-tha Berisha në një intervistë për mediat.

Ish-kryeministri ka folur edhe për takimin e kryedemokratit, Lulzim Basha me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke këmnëngulur se nuk do të bëjë hap pas.

“Së pari më duhet të them se tubimit të 11 dhjetorit të viti 1990, foltorja dhe Kuvendi produkti i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi dhe mundet dhe në historinë politike të Evropës pasi është i pari i këtij lloji që pavarësisht presionit thirret nga delegatë se ndihen njerëz të lirë dhe se duhet të mbështesin kauzën e drejtë. Ky është realiteti dhe se ata janë njerëz të lirë. Së dyti, Berisha ka bërë të qartë qëndrimin e tij, shpallja Non Grata i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros, është deklaratë e DASH. Unë jam para këtj vendimi dhe kam bërë një veprim i jam drejtuar Gjykatës së Parisit dhe kam paditur për shpifje Blinkenin dhe nuk kam bërë asnjë lobim, kam informuar të gjitha instancat e rëndësishme politike në botë dhe nuk pranoj asnjë lotimi, jam kërcënuar se do ti dërgojnë të gjitha në thesar. Ka qenë e prerë përgjigja ime, bëni ç’të doni unë do merrem vetëm me gjykatë. Gjykatat janë Gjykata, përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë, është vendim politik pa asnjë fakt dhe dokument, gradualisht do merren vesh gjërat e do shihen se çfarë turpi ndodhen në ato dosje. Nuk tërhiqem në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Berisha nuk tërhiqet. Dallimi im me Bashën është i madh, ai humbi katër herë e nuk jep dorëheqjen , unë humba dhashë dorëheqjen. Nëse një njeri pranon se ka qenë kukull 8 vite, ai të paktën duhet të largohet 85 herë. Njerëzisht do i sugjeroja Escobar veprimi të pranojmë kukulla, nuk i pranojmë, nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria”,-tha Berisha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 09/12/2021 23:05

    I semure mendor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve