Berisha pret ambasadorin
e ri të Kinës në Tiranë

Berisha pret ambasadorin <br />e ri të Kinës në Tiranë
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, zotin Ye Hao.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe sukses në detyrën e re, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rasti për t’i shprehur ambasadorit Hao vlerësim dhe mirënjohje për punën e ish ambasadorit Wang Junling në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu besimin se edhe në vijimësi ambasadori Ye Hao dhe Republika Popullore e Kinës do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira e miqësisë tradicionale midis dy kombeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.

Ambasadori Hao e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe, në veçanti zhvillimin galopant në të gjitha fushat gjatë viteve të fundit. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë midis dy qeverive dhe vendeve, si dhe u ripohua vullneti i tyre për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike, tregtare e të gjithanshme, në dobi të interesit më të mirë e prosperitetit të të dy vendeve.

Ambasadori Ye Hao i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha vendosmërinë dhe angazhimin e Republikës Popullore të Kinës dhe ambasadës së saj në Tiranë për t’i shtyrë më tej marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit. Ai e informoi Kryeministrin për një sërë projektesh që ambasada e Kinës parashikon të realizojë për periudhën në vijim në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në kuadër të promovimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, kërkimit shkencor, fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturave të rëndësishme në ndihmë të zhvillimit të biznesit e transportit, etj.

Në këtë kontekst, ambasadori Hao i bëri më dije Kryeministrit Berisha edhe projektin e Bankës Kineze për Zhvillim për të financuar në hartimin e planeve zhvillimorë që qeveria shqiptare parashikon në fushën ekonomike.

Kryeministri Berisha Berisha shfrytëzoi këtë takim për t’i përcjellë Presidentit Hu Jintao, Kryeministrit Wen Jiabao edhe popullit mik kinez përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim