Berisha nga Dibra i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF! Bashën narkoshteti e ka fut në qerre

Berisha nga Dibra i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF! Bashën narkoshteti e ka fut në qerre

Sali Berisha

Nga Dibra, ku u prezantua kandidati i kësaj bashkie për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, ish-Kryeministri Sali Berisha Berisha i ka dalë në krah Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Teksa i referohet shpërthimit me tritol në banesën e Dukës, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se zëvendësoi topin me tritol.

“Narko shteti, siç e patë herën e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, zëvendësoi topin me tritol. Arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij", tha Berisha.

Gjatër prezantim që i bëri kandidatit, Premtim Kryemadhi, Berisha tha se se koalicioni LSI-PDK do të garojë përballë mafias dhe Lulzim Bravës që është “marrë në qerre”.

“Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurinë e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin. Të dashur miq në këto zgjedhje përballja është e madhe.  Unë vij sot këtu. Tre ditë më parë isha në Durrës. Durrësit në një vendim paranojak të korrupsionit kanë vendosur t’i bëjnë atë që nuk janë bënë 3000 vjet. Ai ka marrë në qerre edhe Lul Bravën.”, tha ai.

Ish-kryeministri u shpreh se kritikoi Lulzim Basha kur vendosi të dekonspironte cështjen e “Toyota Yaris” dhe se ai tani duhet të ishte në qelinë e burg. Ai pretendon se këtë çështje për Bashën e ka mbyllur kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se beson tek drejtësia belge.

“Dy burra kam njohur që thotë që jam nga fshati i dajave. Njëri prej tyre është Lulzim Brava. Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. I kam thënë që nuk mund të flisje kurrë për Toyota Auris.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspirim. Secili prej jush të ishit akuzuar me këtë akuzë, pa diskutim do i kishit kaluar disa vite në qeli. Ndërsa kjo dosje u mbyll nga Edi Rama. Kjo ka lidhje me lidhjet Rama-Basha. Prokuroria belge vazhdon hetimin. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. I vetmi që është thirrur nga prokurorët belgë në Shqipëri është Brava.

Ndaj dhe Naim mos ndiq vallen e një të mbyturi sepse vetëm sa iu përlyen. Drejtësia belge është e pavarur dhe do i shkojë deri në fund. Ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë. Ju ftoj që kandidatin e tij ta ftoni nga erdhi nga Tirana. Ja ku e keni kandidatin e lirë. Kjo na bën krenarë të gjithëve., Herën tjetër do votojnë edhe qytetarët për të nxjerrë kandidatin”, tha Berisha.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Kryemadhi mbështet kandidatin e Berishës për Dibrën: Alternativa më e mirë

Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', nga ku ai u përjashtua nga KQZ, Premtim Kryemadhin, kandidaturë e cila është mbështetur edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me një postim në facebook, Kryemadhi u bën thirrje zgjedhësve të votojnë Premtim Kryemadhin për t'u shkëputur, siç tha ajo, nga shkatërrimi i qytetit dhe monopolizimi i ekonomisë.

Postimi i plotë:

Për të mirën e Dibrës, zgjidhni alternativën më të mirë!

E përshëndes propozimin e z. Premtim Kryemadhi, kandidat i Shtëpisë së Lirisë për bashkinë Dibër, i cili krahas paraqitjes së një platforme për drejtimin e bashkisë, ka ftuar në debat publik kandidatët e tjerë që garojnë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ky është një standard demokratik që i ka munguar prej vitesh kulturës së zgjedhjeve në Shqipëri. Ku garat elektorale më së shumti kanë shërbyer si një moment përbaltje, se sa përballje ofertash politike.

Presioni i administratës publike dhe paraja në zgjedhje, janë faktorë që krahas fitores së kandidatit që mbështetet nga këto fenomene, sjell edhe shkatërrimin e qytetit, monopolizimin e ekonomisë, rritjen e taksave që më pas shkojnë në koncesione dhe investime për të pasuruar ata që i hodhën paratë për të blerë vota. 6 Marsi është shans i ri për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, që dosjet 184 dhe 339 vërtetuan se kishin ndodhur në Dibër dhe gjerësisht në Shqipëri. Dibra dhe dibranët meritojnë transparencë! Zgjidhni më të mirin e Dibrës në 6 Mars!

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 14/02/2022 20:06

    SALI--SHPELLAR-TRITOL--KRIM-VJEDHJE,VRASJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja