Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', nga ku ai u përjashtua nga KQZ, Premtim Kryemadhin, kandidaturë e cila është mbështetur edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Me një postim në facebook, Kryemadhi u bën thirrje zgjedhësve të votojnë Premtim Kryemadhin për t'u shkëputur, siç tha ajo, nga shkatërrimi i qytetit dhe monopolizimi i ekonomisë.
Postimi i plotë:
Për të mirën e Dibrës, zgjidhni alternativën më të mirë!
E përshëndes propozimin e z. Premtim Kryemadhi, kandidat i Shtëpisë së Lirisë për bashkinë Dibër, i cili krahas paraqitjes së një platforme për drejtimin e bashkisë, ka ftuar në debat publik kandidatët e tjerë që garojnë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ky është një standard demokratik që i ka munguar prej vitesh kulturës së zgjedhjeve në Shqipëri. Ku garat elektorale më së shumti kanë shërbyer si një moment përbaltje, se sa përballje ofertash politike.
Presioni i administratës publike dhe paraja në zgjedhje, janë faktorë që krahas fitores së kandidatit që mbështetet nga këto fenomene, sjell edhe shkatërrimin e qytetit, monopolizimin e ekonomisë, rritjen e taksave që më pas shkojnë në koncesione dhe investime për të pasuruar ata që i hodhën paratë për të blerë vota. 6 Marsi është shans i ri për t’u shkëputur nga të tilla fenomene, që dosjet 184 dhe 339 vërtetuan se kishin ndodhur në Dibër dhe gjerësisht në Shqipëri. Dibra dhe dibranët meritojnë transparencë! Zgjidhni më të mirin e Dibrës në 6 Mars!
Lajmi kryesor:
Berisha nga Dibra i del në krah Armand Dukës: Narko-shteti zëvendësoi topin me tritol në FSHF! Bashën narkoshteti e ka fut në qerre
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.3%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15