Ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të përdorë të shkuarën e tij në një libër për të frymëzuar demokratët. Ai thotë se ky libër me ato që ai i quan punë të mira, do të frymëzojnë demokratët.
Në një prezantim pikëisht për këtë libër, Berisha pretendon të shesë vlerat e së djathtës, edhe pse është i strehuar tek Partia e Lirisë.
“Jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se këto 10 vite, po t’i karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin e asaj që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë, u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe njohu edhe prapa-kthehu.
Nuk dua që të ndalem në komente, por gjykoj se është një libër i jashtëzakonisht i çmuar. Është një libër i cili, përveçse do të shpërndahet, do të publikohet edhe në faqen e PD, dhe do të jetë disponibël për të gjithë ata që duan. Është një libër, i cili frymëzon demokratët për një të ardhme edhe më të mirë se kjo, për suksese edhe më të mëdha, sesa këto që kanë realizuar. Është një dëshmi e pakundërshtueshme, se PD është një lokomotivë e reformave të tregut dhe demokratike, është një lokomotivë e proceseve integruese dhe një gardiane e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Një drejtim themelor që ka të bëjë me ekzistencën dhe të ardhmen e kombit tonë.
Ky libër duhet shpërndarë, dhe do ta shpërndajmë në të gjithë anëtarësinë, por edhe në shoqërinë shqiptare. Harresa është sekreti i kujtesës. Kështu që, njerëzit harrojnë, dhe është mirë që harrojnë, ndaj dhe ne i rikujtojmë.”- tha Berisha.