Sali Berisha, drejtues i rithemelimit në Partinë Demokratike nuk hezitoi të vijonte akuzat drejt për tragjedinë në plazhin Potam të Himarës, ku Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Në konferencën për media tha skafi që po përdorte ish ishefi i komisariatit ishte në pronësi të Adhurim Kushit, i cili punon dhe blen mjete lundruese në Britani. Ndërsa për Arjan Tasen thotë se nuk plotësonte kushtet për rikthimin në detyrë, por kishte lidhje të forta me ministrin Bledi Çuçi dhe ministren Mirela Kumbaro. Ndër të tjera pretendon se janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit në Himarë.

“Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet. Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthye në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat”, tha Sali Berisha.

Ashtu si Meta, konfirmoi aleancën me të duke thënë se bashkëpunimi i opozitës do të nisë nga shtatori brenda dhe jashtë  parlamentit. Ndër të tjera Berisha theksoi se nuk do të ketë grup të ri parlamentar por do të bashkohen të gjithë deputetët e opozitës duke i dhënë kështu një mesazh edhe deputetëve që nuk e mbështesin që të bëjnë opozitë të fortë së bashku. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Berisha: Nuk jam ulur ende në një tavolinë me Metën! Shpresoj që grupi parlamentar i PD të bashkohet në shtator

1659694417_Screenshot2.jpg

Sali Berisha tha se nuk është ulur në një tavolinë me Ilir Metën për të koordinuar aksionin kundër qeverisë Rama por thotë me bindje se është opozitar i vërtetë. “Nuk jemi ulur, por opozitari i vërtetë e ka të drejtë që aferat e djegësave nuk mund ti falë kurrë dhe Meta është opozitar i vërtetë”, tha Berisha dhe garantoi se do të bashkëpunojë bashku me Metën dhe shoqërinë civile. 

“Nëse nuk bëjmë përgjegjës për vjedhjen e 420 milionë dhe lëvrimin e parave edhe pse janë në ndjekje. Armik i shqiptarëve, hajdut i tmerrshëm dhe tek djegësat je kapur me vjedhje në dorë e do të përgjigjesh para shqiptarëve, bllokoje sa të duash SKRAPIN e partisë", tha Berisha.

Sa i përket grupit parlamentar, Berisha tha se shpreson që të jenë të bashkuar në shtator duke i dhënë kështu një mesazh edhe deputetëve që nuk e mbështesin që të bëjnë opozitë të fortë së bashku.

“Jo, nuk po shihet asnjë mundësi për grupin e ri parlamentar. Shpresoj se grupi i ri parlamentar nis i bashkuar punën në shtator”, tha Berisha.