Janë përzgjedhje të kujdesshme nga ana e kreut demokrat, në mënyrë që të përfaqësojë të gjitha shtresat për të thithur sa më shumë vota, por që kanë sjellë dhe disa largime të të deputetëve jo aktivë dhe të vjetër, për t’u lënë vendin “skifterëve” të rinj nga radhët e këshilltarëve, zv.ministrave por dhe e njerëzve të cilët kanë kapacitete të forta mbështetëse në elektorat e mbledhin vota.
Tashmë është e sigurtë që në listat e PD janë 3 ish-deputetët e PS, përkatësisht Kastriot Islami që mund të rikthehet në qarkun e Fierit, por tashmë për PD, ndërsa Gjovalin Kadeli në qarkun e Lezhës, dhe ai për PD si dhe Asllan Dogjani do jetë në listat e PD në Kukës.
Vihet re se në Tiranë do jenë Eduart Selami, por dhe këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli. Dhe ish-kreu i KQZ Arben Ristani pritet të jetë në Tiranë, ndërsa zv.ministri i Brendshëm Pone në Berat.
Pritet që në Durrës të jenë Bylykbashi e Lezhja, ndërsa në Vlorë sërish Kollozi. Njëherësh mësohet se në Shkodër do ketë zhvendosje për shkak të futjes në listën prioritare të kreut të PDK Nard Ndoka, por dhe të Bardh Spahisë, por dhe në Tiranë në kreut të LZHK Dashamir Shehi.
Në Shkodër do jetë dhe drejtori i FZHSH Benet Beci, ndërsa në qarkun e Korçës ka një ngjeshje të fortë të kandidatëve, me disa prurje të reja. Në Elbasan është futur sërish në lista botuesi Fahri Balliu këtë radhë me sa duket në listën prioritare për të qënë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, gjë të cilën se ka bërë asnjëherë deri më tani, pavarësisht se nuk kanë munguar përpjekjet në të gjitha zgjedhjet parlamentare.
Në krye të listës së kandidatëve për qarkun e Dibrës është Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i ndjekur nga zv.ministri i ri i Jashtëm Kreshnik Çollaku, ndërsa qarkun e Kukësit kryeson Ministri i Brendshëm Flamur Noka.
Ajo që vihet re lehtësisht është dalja jashtë “tregut” të politikës e disa figurave në PD që nuk janë vënë në listat prioritare, qoftë dhe për të qënë në atë nivel liste me ato të vitit 2009.
Ndërsa janë afruar zv.ministrat Taulant Bino, Ermal Dobi, Eno Bozdo, Grida Guma, dhe drejtorja e ISKSH Elvana Hana, kreu i Postave Arqile Gorrea.
Ndërsa dy ministrat e ri, i Shëndetësisë Halim Kosova dhe MKRS Visar Zhiti do jenë në lista për shkak të komunitetit që përfaqësojnë. Pritet që të ketë prurje të tjera në listat e PD, dilemat e të cilave pritet ti zbardhë saktësisht kreu i PD Berisha, sot në takimin që do zhvillohet pasdite në “Sheraton”.
KANDIDATËT E PD NË 12 QARQET
SHKODËR
Jozefina Topalli
Nard Ndoka
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Benet Beci
Bardh Spahia
Gjok Uldedaj
Fredi Stërkaj
Ramiz Çobaj
Ndue Paluca
BERAT
Genc Pollo
Astrit Veliaj
Ferdinand Pone
Lefter Maliqi
Arenc Berati
ELBASAN
Arben Imami
Luçiano Boçi
Klodiana Cankja
Fahri Balliu
Dashnor Sula
Ardian Turku
Shefqet Deliallisi
Bardhyl Musai
Sytbi Hida Gramsh
Aurel Bylykbashi
TIRANË
Sali Berisha
Aldo Bumçi
Suzana Guxholli
Kastriot Islami?
Keltis Kruja
Halim Kosova
Elvana Hana
Gerti Bogdani
Enno Bozdo
Eduart Selami
Grida Guma
Florian Mima
Ilir Rusmali
Dashamir Shehi
Tritan Shehu
Arben Ristani
Jorida Tabaku
Viktor Gumi
Enkelejd Alibeaj
Genti Strazimiri
LEZHE
Majlinda Bregu
Pal Dajçi
Gjovalin Kadeli
Edi Paloka
Paulina Hoti
Mark Marku
FIER
Sokol Olldashi
Alfred Rrushaj
Kastriot Islami?
Taulant Bino
Visar Zhiti
Myslym Murrizi
Ibrahim Morina
Mesila Doda
Fatos Beja
KUKËS
Flamur Noka
Asllan Dogjani
Ibsen Elezi
Fatos Hoxha
GJIROKASTËR
Genc Ruli
Spiro Ksera
Alie Kokalari
VLORE
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Glori Hysi
Petraq Milo
Ermal Dobi
Leonard Demi
Kreshnik Çipi
Kosta Barka
DURRES
Eduard Halimi
Oerd Bylykbashi
Albana Vokshi
Arqile Gorrea
Gjergj Lezhja
Eneida Guria
Igli Cara
Ndriçim Babasi
Osman Metalla
KORÇE
Ridvan Bode
Edmond Spaho
Gjergji Papa
Roland Olli
Ardian Shkëlqimi
Fatbardh Kadilli
Artan Zaimi
Eduard Ypi
Ledina Aliolli
DIBER
Myqerem Tafaj
Kreshnik Çollaku
Selami Xhepa
Bedri Hoxha
Sherefedin Shehu
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)
Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)