Berisha "mbron" Ergys Kaçen:
Stema e UÇK “tremb” albanofobët

Berisha "mbron" Ergys Kaçen:<br />Stema e UÇK “tremb” albanofobët
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha mbron futbollistin shqiptar, Ergys Kaçe, i cili luan me skuadrën PAOK në Greqi. Pas publikimit të një foto në rrjetin social “Facebook”, ku futbollisti shfaqet i veshur me një bluzë me simbolet e UÇK, sulmet ndaj tij kanë qenë të shumta. Mbasditen e sotme, ish-kryeministri Berisha ka komentuar sulmet nga futbollistit Ergys Kaçe, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, duke shkruar se “për albanofobët një bluzë e UÇK-së është më keq se sa fotoja e Hitlerit”.
 
“O sa mirë me qenë shqiptar! Për albanofobët, një bluzë me stemën e UÇK-së, me keq sesa foto e Hitlerit. Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20-vjeçari Ergys Kaçe. Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit të futbollit është bërë postimi prej tij në “Facebook” i nje fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluz” ku shkruhet “UÇK”. Këtë betejë e nisën nazistët grekë, dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazistëve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standart mesjetar futbollistin”, shkruan ish-kryeministri.

berisha fb per ergys kacen

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit