Berisha:  Rama bllokon integrimin
dhe heqjen e imunitetit

Berisha:  Rama bllokon integrimin<br />dhe heqjen e imunitetit
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish ashpër kundërshtarin e tij politik Edi Rama,duke e akuzuar po bllokon procesin e integrimit, duke bllokuar reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.
Sipas Berishës, “Pinjolli i bllokut mund të krijojë karrierën ose mbi fatkeqësinë natyrore ose mbi bllokimin e Shqipërisë”

“Javën që shqyrtohej ecuria e reformave, shpalli bllokimin e reformës zgjedhore, në një kohë që nuk kishte vendosur në tavolinë asnjë amendament. Shpalli bllokimin e reformës parlamentare, duke paraqitur të gjitha amendatementet që kishte rrëzuar vetë në marrëveshjen e nëntorit. Shpalli bllokimin e Kodit, duke vendosur një nen për dënimin kolektiv që nuk është në asnjë kod të planetit. Ai përdor deputetët e tij si mercenarë, duke propozuar nene absurde. Këto nuk janë sinjale që presin ndërkombëtarët nga Shqipëria. Ne do të vazhdojmë pandërprerë reformat në të gjitha fushat, ku Edi Rama nuk mund të bllokojë”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë

“Zoti Rama thur hymnin e Serbisë se e mori, dhe nuk e mori Shqipëria, sepse zoti Rama e bllokon vetë. Këtë javë Shqipëria nuk do të merrte satatusin por do vlerësohej por për Ramën Shqipëria nuk duhej të vlerësohej sepse sipas Ramës vlerësimi i Shqipërisë është rrënimi i karrierës së tij politike"- vazhdoi më tej Berisha, duke shtuar se "Ne këtë cështje do tua lëmë shqiptarëve ta zgjidhin siç i dhanë një zgjidhje të fuqishme më 8 maj, do i japin në qershor të vitit të ardhshëm për tu ndarë një herë e përgjithmnë nga antikultura e bllokmenëve.”- deklaroi më tej kryeministri.
 
Më tej u shpreh se Rama po përgatit disfatën më të thellë në 22 vitet e fundit. "E paimagjinueshme që në javën e fundit të bllokonte procesin që po ecte. Doli ashtu siç është jo në foto, por në shpirt. E panë shqiptarët se si veproi këtë javë ku për Shqipërinë do të vlerësoheshin hapat. Në konceptet e tij si pinjoll i bllokut karrierën mund ta ndërtojë ose mbi fatkeqësinë natyrore ose atë të rrënimit”.

BERISHA: RAMA BLLOKON HEQJEN E IMUNITETIT SE KA FRIKE

Berisha akuzoi Ramën se po bllokon dhe heqjen e imunitetit.“Qeveria është e gatshme të votojë heqjen e imuniteteve qoftë me ligjet organike siç rekomandon Komisioni i Venecias qoftë me ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet siç kërkon opozita. Është me rëndësi që zyrtarët shqiptarë, deputetë, gjykatës apo çfarë do që të jenë të mos kenë imunitet. Qëndrimi ynë është që do vazhdojmë reformat në të gjitha fushat ku Edi Rama nuk mund të bllokojë. Nuk bllokon dot procesin e transparencës, mund të bllokojë heqjen e imunitetit. Unë i them se kundërshton heqjen e imunitetit ai që ka frikë nga vetja e tij. Por ne do ta vazhdojë këtë betejë"- tha Berisha.

KORRUPSIONI, BASHKIA E TIRANES ME PROBLEMATIKJA, TANI MODEL TRANSPARENCE
"Rëndësi kryesore ka që zyrtarët e lartë shqiptarë të mos kenë imunitet. Është për t’u përgëzuar hapja dje në Bashkinë e Tiranës e sportelit për lejet dhe licencat. Kjo përbën një hap tjetër të madh kundër korrupsionit", u shpreh ai, duke i kërkuar ministrit të Brendshëm që kjo praktikë t’u mundësohet të gjitha bashkive të mëdha të vendit.
Sipas Berishës, "problemet e bashkisë së Tiranës nuk i ka pasur as bashkia e Vlorës, Korçës dhe as e Shkodrës. Këtë e them bazuar në të dhënat e studimeve të Bankës Botërore, e cila e nxjerr atë ndër vendet e fundit, ndërkohë që Shkodrën dhe Vlorën e nxirrte me Bashkinë e Londrës apo Parisit për dhënien e lejeve të ndërtimit".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale

PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale