Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur miratimin me 58 vota pro e 7 kundër të raportit vjetor 2025 për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Ky raport është hartuar nga Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, raport i cili do të kërkojë dhe miratimin në Parlamentin Evropian.
Berisha thotë se Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria garantimin e zbatimit të legjislacionit ndërsa shton se kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku, janë hijet e zeza të këtij raporti.
“Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim. Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.
Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë. Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti. Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit. Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara”, th Berisha.
Ndër të tjera, Berisha thotë se ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka gënjyer publikisht kur ka thënë se procesi i negociatave me BE është bllokuar dhe se raporti i IBAR për vlerësimin e pikave të ndërmjetme, i është dorëzuar Këshillit Evropian. Berisha thotë se raporti i IBAR është përmbysur nga hartuesit e KE sepse ishte i papërshtatshëm dhe se Këshillit i është dorëzuar përsëri i riformuluar.
“Dhe ky i rikujtua pas mbi 2 muajve të shkojë në komision për të mashtruar. Nuk është votuar IBAR, tha, po sigurisht nuk është votuar sepse nuk është votuar me qëllim sepse nuk kanë pranuar të votojnë IBAR-in. Kjo është e vërteta. Shkoi me një gjuhë të korruptuar, të turpshme. Çfarë ka ndodhur që ta dini ju? U paraqitën dy raporte, në një kohë kur Shqipëria quhej avangardë. Jo, thanë shtetet anëtare, ky raport është i papërshtatshëm. Dhe e vërteta është që në fillim ishin 3-4 shtete, më vonë u bënë 13 shtete.
Pse? Se erdhën duke shtuar. Po të votohej, kalonte, por IBAR, një raport i ndërmjetëm për themeloret, nuk kaloi. Dhe mund t’u them se nga 2 marsi, gjer sot, dhe me 8 do rishqyrtohet përsëri, por këta i fshehin gjërat, kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Hartuesit e raportit kanë përmbysur raportin, janë detyruar të paraqesin raport të ri, por këto i fsheh ministri se ka për mision korruptimin e fjalës, mashtrimin e qytetarëve. Po, presidenca ndryshoi raportin dhe paraqiti në raportin e ri tërësinë e problematikave të shtruara nga vendet që nuk pranonin raportin e parë. Dhe në raportin e dytë, që e fsheh qeveria, u shtuan për Shqipërinë një seri kërkesash’, tha Berisha.
Lajmi në përditësim...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një media nga burgu i Fushë-Krujës ku shihet një tavolinë e mbushur me shishe alkooli të llojeve të ndryshme. Berisha e krahason trajtimin e këtyre të burgosurve me Ilir Metën, për të cilin thotë se po keqtrajtohet.
Berisha u shpreh se këta të burgosur mund të jenë dënuar për krime të rënda dhe marrin favore si njerëz të partisë, ndërsa Meta, edhe pse jo i dënuar, po i bëhet dhunë psikologjike e vazhdueshme, thotë Berisha, duke iu referuar dhe mbajtjes në kafaz gjatë seancave gjyqësore.
“Shikoni pijet dhe çdo gjë, kurse tjetri në kafaz, ish-kryeministri. Censurë e plotë. Këta së bashku mund të kenë 15-20 vrasje, por janë të partisë. Janë kriminelët e partisë-shtet. Dënoj këto qëndrime, dënoj censurën që u bëhet ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk u jepet mundësia, nuk njihen me këto. Në botë, këtë kush nuk e censuron, përveçse në Shqipëri.
Tani urdhëroni, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, dhe unë u ndjek të gjitha ju, të gjitha mediat, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij.
Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Se është armik i Edi Ramës. Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës.
Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë”, tha ndër të tjera Berisha.
Komente











A ka njollë më të madhe sa të jesh NON GRATA nga SHBA dhe Anglia.
PërgjigjuShikoni çfar thotë krimineli Sali NON GTATA.
Përgjigju