Sali Berisha i ka dhënë mesazhin e tij Edi Ramës duke thënë se po tenton ta përjashtojë nga zgjedhjet me anë të asgjësimit të PD. Ky koment i Berishës vjen pak pasi Apeli u tërhoq për vendim pas ankimimit të grupit të Alibeajt për deligjimimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian.Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.
Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve. Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: