TIRANE- Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke folur nga konferenca për prezantimin e 31 amendamenteve për buxhetin 2015, e ka vlerësuar protestën e 22 nëntorit si më të madhen që nga viti 1991. Ndërkaq, Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë për lidhje me krimin. Duke u ndalur tek premtimet, sipas tij të pambajtura të fushatës elektorale, Berisha tha se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare. Berisha është ndalur tek aksioni i INUK, duke i cilësuar prishjet selektive, ndërsa tha se edhe në aksionin kundër vjedhjes së energjisë janë penalizuar vetëm qytetarët, dhe as një biznesmen.

“Qytetarët kërkuan largimin e Ramës i cili ishte i ngujuar në bunkerin e të atit i barbar. Kurrë ndonjëherë një qeveri shqiptare nuk ka akumuluar pakënaqësi dhe zemërim nga të gjitha moshat siç ka akumuluar Edi Rama me ligësinë, urrejtjen e injorancë, në një vit të vetëm qeverisje.”- tha Berisha.

Sipas tij shqiptarët janë të revoltuar me Edi Ramën, pasi  ata nuk mund të pranojnë standardet e ulta të Kryeministrit.

“Rama vendosi në piedestal llumin e llumit të shoqërisë shqiptare. Askush nuk mundet ta pranojë që të marrin mandatin e deputeti 19 vrasës përdhunues dhe kriminelë. Askush nuk mund të pranojë vendosjen në krye të administratës kriminelë.”- u shpreh Berisha.

Ndërkohë deputeti Edmond Spaho u shpreh se rritja e taksës së karburanteve me 12 lekë do të ndikojë negativisht në ekonomisë shqiptare. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode u ndal në politikën fiskale duke thënë se shqiptarët do të paguajnë më shumë, ndërsa shpenzimet e kota të qeverisë për administratën do të rriten me 150 milionë dollarë.

Ndërsa deputeti Strazimiri kërkoi një fond real në buxhet për të kompensuar pronarët. “Amendamenti i kërkuar prej nesh kërkon kompensimin e pronarëve të grabitur nga regjimi i etërve të kësaj qeverie”.

Deputeti Ristani prezantoi amendamentin për frenimin e shtetit policor. Sipas tij, shtesa në buxhet për 1200 policë nuk është e nevojshme pasi qeveria po kërkon të rrisë shtetin policor nepërmjet një policie partiake. Ai kërkoi që këto fonde të shkojnë për arsimin ose shëndetësinë.

​PD prezanton 31 amendamentet për buxhetin, Tabaku: Po rritin çmimet
Edhe pse prej muajsh ka bojkotuar punimet e Parlamentit, Partia Demokratike një ditë para votimit nen për nen të buxhetit të 2015 në Kuvend, ka prezantuar 31 amendamente për paketën fiskale. Nga selia e PD, deputetët e kësaj force politike prezantojnë amendamentet për pika të caktuara të buxhetit dhe paketës fiskale. Deputetja Jorida Tabaku duke prezantuar amendamentin për energjisë elektrike tha se qeveria thotë se s’do të rritë çmimin e energjisë, por nga ana tjetër heq fashën 300 kwh.
 
“Qeveria thotë se çmimi mund do rritet, por do ndryshojë. Thotë s’do rritet çmimi, por do hiqet fasha 300 kwh. Opozita e djeshme që premtoi heqjen e TVSh për energjinë elektrike, sot rrit çmimin e energjisë”, tha Tabaku.
 
Më herët, paraditen e sotme kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, ndërsa akuzoi qeverinë për situatën ku ndodhet vendi, që sipas tij është e mjerueshme, tha se këto amendamente synojnë të përmirësojnë situatën.
 
Sipas kreut demokrat protesta e të shtunës ishte një shans që iu dha qeverisë për të reflektuar për situatën e rënduar ku ndodhet vendi, por që qeveria e shpërdoroi.

pd amendamentet


Berisha: Largimi i Ramës, emergjencë, s’mund të pranojmë deputetë kriminelë
Gjatë prezantimit të amendamenteve të PD për buxhetin 2015 dhe paketën fiskale, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë për lidhje me krimin. Duke u ndalur tek premtimet, sipas tij të pambajtura të fushatës elektorale, Berisha tha se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare. Berisha është ndalur tek aksioni i INUK, duke i cilësuar prishjet selektive, ndërsa tha se edhe në aksionin kundër vjedhjes së energjisë janë penalizuar vetëm qytetarët, dhe as një biznesmen. Ndërkaq, Berisha është ndalur edhe tek dalja e kryeministrit Rama me ish-deputeten Xhuvani, ditën kur ajo dha dorëheqjen pas vrasjes së 4-fishtë në Tiranë, ku autor kryesor i ngjarjes dyshohej djali i saj Kostandin Xhuvani.
 
“Rama ka lidhje të tmerrshme me krimin, mbushi parlamentin me përdhunues. Rama dhunoi ligjet dhe institucionet, asgjësoi sigurinë ligjore. Pas krimit, Rama qëndroi në krah të nënës së xhelatit të 4 viktimave në kryeqytet. Shqiptarët në unison kërkuan largimin e tij. Rama ka ndërmarrë fushatën e prishjeve selektive.
 
Edi Rama me arbitraritetin dhe sulmin policor ka ndërmarrë një sulm edhe ndaj universiteteve. Ka konfiskuar në kundërshtim me ligjet e vendin godina universitare, ka cenuar autonominë universitare, ka rritur tarifat studentore. Për të gjitha këto, qindra mijëra qytetarët kërkuan largimin e Edi Ramës në 22 nëntor. Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Shqiptarët janë të revoltuar me Edi Ramën, pasi është ulur në karrigen e ekzekutimit pa mbajtur asnjë nga premtimet e bëra për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, heqje të TVSH”, tha Berisha.

Bode: Buxheti 2015 sjell varfërim për qytetarët e papunësi
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka prezantuar amendament për uljen e borxhit publik. Sipas deputetit Bode qeveria vijon politikën e rritjes së taksave, duke bërë që sipas tij Shqipëria të jetë vendi me nivelin më të lartë të taksave në rajon.
 
“Mbi 90 % e taksave shtesë rëndon mbi qytetarët. Po kështu investitorët e huaj janë përgjysmuar. Qeveria takson depozitat e qytetarëve 10 -15 %. Buxheti 2015 do të thotë varfërim për qytetarët. Po kështu kjo paketë fiskale rrit papunësinë në vend. Është rritur ndjeshëm akciza për cigaret dhe për karburantet”, tha deputeti Bode.

bode

Shehu: Buxheti 2015 do të falimentojë fermerët shqiptarë
Deputeti Sherefedin Shehu prezantoi amendamentin për rritjen e pagave dhe investimet në bujqësi.

"Ky buxhet do të falimentojë fermerët shqiptarë. Rivendoset TVSh-ja për inputet bujqësore, braktisen fermerët duke mbështetur tregtarët si dhe ulen 10 herë përfituesit e subvencioneve nga rreth 15 mijë në 1600. Ky buxhet do të rrisë varfërinë më shumë, ndërkohë që ndihma ekonomike ulet 1,1 miliardë lekë. Pagat dhe pensionet ulen: inflacioni 2%, çmimet e mallrave bazë 6%-8%. Ndërkohë që paga reale do të jetë 15% me e ulet se ne 2013 dhe fondi 1.2 miliardë lekë i indeksimit të pensioneve duhet te jete 3-4 herë më i lartë”, tha Shehu.

Mima: Sistemi po kthehet në vrima duke ftuar njerëzit për evazion fiskal
Deputeti Florion Mima prezantoi amendamentin për mosrritjen e tatimit për të ardhura personale. Sipas tij, shkalla tatimore e rritur do të godasë ndjeshëm qytetarët shqiptarë por edhe për faktin se do të deformojë skemën tatimore duke rritur korrupsionin.

“Sistemi po kthehet në vrima duke ftuar njerëzit për evazion fiskal. Eshtë qesharak shpjegimi që po rritet me 50 % tatimi mbi fitimin nga depozitat që njerëzit të mos i depozitojnë dhe ti nxjerrin për ti investuar. Z.Rama thotë që ka 81 mijë vende pune por po të shikosh të gjitha statistikat, nuk kanë mbledhur asnjë qindarkë më shumë nga kontributet. Atëherë ku janë këto vende pune? Po e mbyll me një shprehje të Margaret Theçerit që thoshtë: Socialistët kanë shumë dëshirë të shpenzojnë veçanërisht paratë e të tjerëve”, tha Mima.

pd amendamentet

Amendamentet e Partisë Demokratike synojnë:

1.       Të ndalojnë rritjen e taksave mbi shqiptarët, pasi cdo rritje thjesht do të rëndojë akoma edhe më shumë situaten e vështirë ekonomike

2.       Rritjen e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, sidomos atyre në nevojë, nëpërmjet heqjes së TVSH për energjinë dhe mallrat jetike të shportës (oriz, sheqer, bukë, etj). Ky ka qënë edhe premtim elektoral i qeverisë. Kjo masë është e nevojshme pasi papunësia po rritet dita-ditës

3.       Rivendosjen e taksës së sheshtë 10 përqind për të ardhurat  (përfshirë edhe pagat që ndryshuan vitin e kaluar) dhe jo rritjen e tyre në 15%

4.       Ndihmë ndaj sektorit të agrobiznesit me heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë dhe taksës së qarkullimit për produktet bujqësore.

5.       Uljen e tatim fitimit nga 15% në 10%, sic ka qënë më përpara, kërkesë kjo e vetë biznesit.

6.       Bërjen realitet të premtimeve elektorale: legalizim falas, shëndetësi falas, rroga e 13 për nëpunësit, dëmshpërblim për të përndjekurit politik, etj.

7.       Uljen e borxhit, borxh i cili tashmë është në nivele shumë të larta dhe problematike.

8.       Arsimi dhe shëndetësia të marrin atë pjesë të buxhetit që u takon, me qëllimin që këta sektore të financohen secili me 5% të PBB-së, cka do të thotë më shumë shërbim cilësor për qytetarët.

9.       Investimet publike të jenë të paktën 5% e PBB-së, ku dihet që kemi një bllokim të investimeve të reja. Investimet krijojnë vende pune për qytetarët.

10.   Zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe ato Strasburgut, për të dëmshpërblyer financiarisht qytetarët.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)