“Një herë është pro e një herë është kundër Kodit Penal”, tha Berisha duke shtuar se Rama “10 ditë më parë bllokoi kodin penal. Nuk e di pse e bën këtë”. Ndërsa “dje u zotua se do të votojë gjithçka për statusin”.
Kryeministri më tej shtoi dozën e akuzave ndaj liderit socialist: “Nuk e di kujt po i shërben, Shqipërisë apo Serbisë. Serbia nuk ka opozitën që ka Shqipëria”, deklaroi Berisha duke lënë të kuptohet se ky është edhe motivi pse përparon më shpejt se vendi ynë.
Ai shtoi se shqiptarët mbeten të angazhuar të integrohen në Bashkimin Europian dhe se, gjithësesi, vështirësitë e hasura kohët e fundit janë të përkohëshme.
(im/shqiptarja.com)