Dua vërtet t’i besoj Sali Berishës për orgjitë e McGonigal, por veset e tij më pengojnë

Dua vërtet t’i besoj Sali Berishës për orgjitë e McGonigal, por veset e tij më pengojnë

Dua t’i besoj Sali Berishës dhe çdo fjale të tij. Në të vërtetë jam përpjekur ta bëj që 29 vite më parë, ku si familje me tradita thellësisht të djathta nuk mund të ktheja sytë nga e majta apo çfarë vinte prej saj. Por, kur për shkak të punës dhe të misionit të së vërtetës nis të verifikosh atë që thotë, zbulon që gati 90 përqind shkatërrohet si një kështjellë e ndërtuar me rërë dhe ai 10 përqind që mbetet është i përzier gjysëm të vërteta me gënjeshtra që lenë pas vetëm shijen e keqe të shpifjes që ndot edhe atë pak përqindje të vërtetë që kishte hedhur për të gatuar qëllimisht sulme për këdo.

Dua t’i besoj Sali Berishës për të gjithë atë që përfaqëson dhe sidomos, për besimin e pamatë e pakushte që atij i kanë dhënë dhe i japin në gjithë këto vite disa të afërm, miq, kolegë, familjarë, bashkëatdhetarë. Jam përpjekur që në asnjë shkrim timin të mos e ofendoj, të mos përdor epitete të pavendta edhe pse batalioni i tij mediatiko-politik nuk ka kursyer baltën më të pisët ndaj nesh që nuk e mendonim njësoj.

Ashtu si edhe sot, dua t’i besoj kur thotë në sytë e të gjithëve që “McGonigal është fotografuar duke bërë orgjira me ministra, me Veliajn e të tjerë në Tiranë”... Janë fjali të rënda, mund të jenë skena të ndyra, një skandal i thellë që përzien bashkë korrupsionin, me tradhëtinë, me seksualitetin pervers.

E thotë Sali Berisha me atë sigurinë e tij të përhershme...”absolutisht po! Eshtë absolutisht e vërtetë!” Dhe i lë të gjithë me gojë hapur dhe të gjithë duan ta besojnë sepse një ish President apo një ish-Kryeministër i vendit duhetë të dijë më shumë se të gjithë ne, duhet të ketë informacion.

Pastaj, duke pritur fotot që ai duhet t’i ketë parë dhe duhet t’i publikojë, më kujtohen disa shkrime vërtetë të ndryra në Rilindjen Demokratike të viteve ‘90, me një tekst që mblidhte pikërisht aludime seksuale, korrupsioni, shantazhi, shpifje kundër gazetarëve që nuk e mendonin njësoj me të. Ishin anonime, por një koleg që punonte aty tha: “I shkruan vetë Sali Berisha!”. Nuk mund ta besoja atëherë, jo për sulmet politike, por për përzierjet perverse dhe të pista të një mendje që duhet të ishte gati patologjike që të arrinte të prodhonte fjali aq të shëmtuara, aspak etike.

Sot, duke e dëgjuar të flasë për McGonigal dhe ministra e kryebashkiakun e Tiranës se e di çfarë kanë bërë, duke e dëgjuar të flasë për orgjira, dua vërtetë ta besoj, pasi, mbeten ende dyshime në mendjen time se në ato shkrime aq të ulëta të Rilindjes Demokratike, anonime, nuk ishte Sali Berisha që i bënte, siç kolegu i RD-së deklaroi. Edhe pse, nëse ai koleg i RD-së e shpiku këtë gjë, mbeten të tjera fakte që përforcojnë vesin e Sali Berishës për të pavërtetën, që nga ngjarjet e mbulura, tek dëshmitë dhe videot e zhdukura, të ministra që i shërbyen të mbrojtur prej tij me çdo kusht e rrethanë.

Por, nëse nuk je vetë ashtu siç të tjerët i shan, nëse nuk bën vetë çka të tjerët akuzon, mbetet gjithnjë një shpresë se veset e njerëzve, ato që ata në publik thonë, nuk ekzistojnë deri në momentin që një foto, një video a një dokument, të vërtetuara të vërteta dhe jo manipulime,  e tregon.

a.m./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI