Berisha: Rama kurbanizon
interesat më jetikë të qytetarëve
Në mbledhjen e Qeverisë Kryeministri Berisha u shpreh se 28 nëntori shënon fillimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ,duke e cilësuar si një akt madhor i cili do të përcillet me një tërësi aktivitetesh. Gjatë diskutimit duke marrë shkas dhe nga vizita e tij në Maqedoni kryeministri nuk ka hezituar të sulmojë kreun e opozitës Rama si shkaktar të bllokimit të integrimit të vendit në BE.
Në mbledhjen e Qeverisë Kryeministri Berisha u shpreh se 28 nëntori shënon fillimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ,duke e cilësuar si një akt madhor i cili do të përcillet me një tërësi aktivitetesh. Gjatë diskutimit duke marrë shkas dhe nga vizita e tij në Maqedoni kryeministri nuk ka hezituar të sulmojë kreun e opozitës Rama si shkaktar të bllokimit të integrimit të vendit në BE.
“Rama do të kurbanizojë interesat me jetike të qytetarëve të këtij vendi. Nga vizita në Maqedoni, takimet që bëra u binda se opozita në Maqedoni mbështet gjithë reformat për integrimin e vendit. Nuk mund të përdoret pushteti pavarësisht nga kundërshtitë që ke me rivalin në pushtet. Nuk mund të përdorësh pushtetin për të ndëshkuar qytetarët. Nuk mundesh kurrë të viktimizosh fëmijët, burrat dhe gratë e këtij vendi se pse humb vetë, se të kap sindromi posesiv i "Kurbanit" dhe do të kurbanizosh interesat më jetike të vendit e shqiptarëve. Rama të marrë kurs nga lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Crvenkovski,” tha Berisha.
Duke u ndalur tek përgatitjet për kremtimin e festës, Berisha lajmëroi për mbajtjen e një “koncerti madhor, një simfonie mbarëshqiptare”, në të gjithë trojet e banuara nga shqiptarë. Në festë do të jenë të pranishëm liderat shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, arbëreshët dhe ata në diasporë. Planet madhore do të jenë katër. “Parlamenti dhe stadiumi do të ndërtohen. Kjo qeveri është e angazhuar që të çojë deri në fund këtë premtim, por duke respektuar procedurat ligjore të këtij shteti.
Vepra më e madhe e këtij 4-vjeçari, tuneli i Elbasanit, është një tjetër monument suksesi i Shqipërisë, i cili do të shërbejë për të lidhur edhe më shumë shqiptarët kudo që ndodhen. Shqipëria dixhitale, ajo që i përket të ardhmes, është gjithashtu një dhuratë e shkëlqyer për shqiptarët”. Kryeministri propozoi në Këshillin e Ministrave “shpalljen e vitit që nis në 28 nëntor si viti i pavarësisë” dhe “ngritjen e një Komisioni, për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë”. “Falenderoj në mënyrë të sinqertë Kryeministrin Gruevski, Presidentin Ivanov dhe të gjithë liderat e tjerë të Maqedonisë, për mikpritjen e shkëlqyer që më rezervuan. Ishte një takim 1-ditor, i shkurtër, por shumë i frytshëm, pasi u arritën marrëveshje të rëndësishme ekonomike”. Midis tyre, ajo e ndërtimit të një terminali hekurudhor kontejnerësh në Strugë, marrëveshja për bashkimin e linjës hekurudhore Lin-Kërçovë, një pakt portual për kalimin e mallrave nga porti i Durrësit në Maqedoni, ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore midis dy vendeve dhe mundësinë për të udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni e anasjelltas thjesht duke mbajtur një kartë identiteti”.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 1310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Dita e Pavarësisë, Begaj mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull për interesin e qytetarëve! Mirënjohje SHBA për mbështetjen, jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08
-
Itali/ Vrau Nikolin Nikën pas sherrit në lokal, 62-vjeçari shqiptar lihet në burg: Mbrojta veten, më sulmoi! (EMRI)
28 Nëntor, 19:01
-
Petro Koçi në Report Tv: Berisha skenar ogurzi si i ’97-ës, fshihet pas qeverisë teknike! Protestë me akte guerrile, duhet të gjykohet edhe për 21 janarin
28 Nëntor, 19:01