Berisha: Rama mashtron, nuk
vjedhim mandatin e askujt

Berisha: Rama mashtron, nuk<br />vjedhim mandatin e askujt
TIRANE- Kryeministri akuzoi kreun e PS-së se po mashtron kur thotë se PD kërkon të mbajë peng mandatin e lënë nga ish-deputetja socialiste, Rudina Seseri.  Berisha tha sot në mbledhjen e grupit PD se Rama e ka të qartë se mandate nuk mund të vidhet, por është taktikë e tij për të fituar kapital politik dhe për të larguar aleatët të cilët deri tani i ka mbajtur me mashtrime.

"Ka një muaj që kryetari i Partisë Socialiste, në mënyrën më aburde, akuzon këtë mazhorancë se do me i vjedh mandatin e Seserit. E bën në mënyrë shumë të paskrupullt këtë, e ka të qartë se mandate s’mund t’i merret kurrë. E ka të qartë se ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi janë të kristalta. E bën këtë se jua serviri zonjën Seseri si star”- tha Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së.

Sipas Berishës e vërteta është se KQZ i ka dhënë mandatin zotit Gjon Bardhi, duke qenë deputet në listën e Partisë Socialiste, pa paraqitur dorëheqjen nga kjo listë, ka garuar dhe fituar për kryetar bashkie të Fushë Krujës dhe nuk kishte asnjë pengesë mbi tokë për të bërë atë që bëri në rastin e kundërt ministri Basha që dorëzoi mandatin dhe garoi për kryetar bashkie.

RAMA ME COI MUA NE GJYKATE, PSE NUK DERGON DHE MANDATIN? 
Sulmi i kreut të  mazhorancës shkoi më tej duke thënë se Rama enkas nuk ka respektuar afatet e ligjit duke mos dërguar një cështje të tillë të rëndësishme  në gjykatën e Apelit, duke i kujtuar padinë që kreu socialist i kishte bërë atij në gjykatë.

"Të bësh akuza absurde nuk fiton kapital politik dhe nuk mashtron njeri. Zoti Bardhi paraqiti dorëheqjen por tani është me dy mandate. Sërish shteti ligjor ka mekanizmat e tij. Zoti Edi Rama që një e dy padit kryeministrin për interesa personale, duhej t’i  drejtohej gjykatës. Ne kemi një Gjykatë Apeli që trajton cdo lloj cështje që ka të bëjë me mandatimin. Qëllimisht lanë të digjen të gjitha afatet dhe kërkojnë të bëjnë gjykatës komisionin e Rregullores së Parlamentit. Kjo mazhorancë është e detyruar të respektojë ligjet e vendit.

Kryeministri iu pergjigj dhe kercenimeve për bllokim të reformës në rast se nuk i jepet mandati. 
"Nëse ti merr pjesë në reforma për hir të mazhorancës, asnjë ditë mos bashkëpuno. Nuk e kemi argate opozitën ne, është sovrane, ka një program, ja ka shpallur shqiptarëve."

Berisha u shpreh i hapur për të shqyrtuar vendimin analog të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin foli sot paradite deputeti socialist Damian Gjiknuri.
 “I siguroj solcialistët që ne nuk cënojmë mandatet e cilitdo force politike, por rregullat janë rregulla, të ndiqen. Atij që i takon të marrë mandatin dhe të ulet në parlament. “

BERISHA: RAMA PO MASHTRON ALEATET, LARGOI DHE KASTRIOT ISLAMIN
Kryeministri tha se Rama e ka të qartë se mandate nuk mund të vidhet, por është taktikë e tij për të fituar kapital politik dhe për të larguar aleatët të cilët deri tani i ka mbajtur me mashtrime.
"E gjithë beteja është sesi të bashkojë aleatët me Bamirin. Jua them unë ju. I ka majt me mashtrime tani i thotë shkoni te Bamiri. I del dhe Mefistofeli i PS-së i cili thotë se LMN e mbushi qëllimin e vet. Cili ishte qëllimi? Largimi i Kastriot Islamit. Nuk kemi asnjë tendencë për ta cënuar mandatin, por rregullat janë rregullave”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!