Dëshmia e Rozeta Dobit, Berisha: Fshehu paratë që Alda Klosi i ka vjedhur me Arben Ahmetaj! Edhe prokuror të SKAP kanë takuar McGonigal

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se lekët për të cilat akuzohet se i ka marrë Rozeta Dobi, i ka vjedhur vetë zyrtarja Alda Klosi, në bashkëpunim me ish-shefin e saj,  ish-ministrin Arben Ahmetaj. Për Berishën, ishte e pamundur që Dobi të hapte vetë kasafortën, por thjesht ka zbatuar urdhrat për t’i fshehur paratë e vjedhura nga zyrtarja dhe Ahmetaj.

"E kam thënë unë dhe më parë, Rozeta e ka bërë me urdhër të Alda Klosit. Ajo bëri zbatoi urdhrat, çoji të fshehë jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura bashkë me Arben Ahmetajn që ishte strumbullari”, u shpreh sot Berisha në një dalje për mediat, ku iu përgjigj pyetjeve që qytetarëve të ardhur në Facebook.

Berisha vijoi akuzat e tij duke thënë se pavarësisht kësaj, SPAK, ose “SKAP”, siç ai e quan, nuk nis hetimet, sepse Ahmetaj është “nën mbrojtjen” e kryeministrit Edi Rama.

“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër, por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve. Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje”, shtoi Berisha.  

Akuzat për takimet me McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të FBI, tashmë nën hetim nga drejtësia amerikane, Berisha nuk pati vetëm për kryeministrin, por përfshiu edhe prokurorë. Ai tha se ka prokurorë të SPAK që janë takuar me McGonigal, por nuk dha emra. Megjithatë, ai tha se të tjera detaje do të nxjerrë në dritë në Komisionin Hetimor, ngritjen e së cilit e ka kërkuar opozita.   

"Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës", shtoi Berisha. 

Berisha është ndalur edhe të zgjedhjet e 14 majit, ku tha se nuk ka aspak problem për regjistrimin e tij.

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushtetutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike. Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor. Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë. Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor”, shtoi Berisha.

Duke u ndalur në protestën e thirrur ndaj qeverisë, Berisha thotë në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, se skenari është rrëzimi i Edi Ramës para zgjedhjeve të 14 majit.

 “Protesta është sipari i një rezolucioni që ka synim kryesor rrëzimin e e një kalbësire sic është Edi Rama…”, tha ai, e ndërsa shtoi se sipas tij, Rama kishte synimin që ta rrëzonte atë, pasi bleu Bashën.

“Pasi e futën në thes ish-kreun e PD, tani duhet të rrënonin edhe një njeri tjetër, që kishte vetëm autoritet moral dhe asnjë fuqi vendimmarrëse në PD prej 8 vitesh, duhej të rrënonin Sali Berishën. Këtu mafia e Sorosit, në një lobim korruptiv me Ramën, ia dolën të fitojnë të marrin firmën e Blinken për shpalljen non-grata të një njeriu që gjatë karrierës kishte dy epitete: shumë pro-amerikan dhe i pakorruptuar. Mbi bazën e kësaj linje, guvernatorja Yuri Kim u shndërrua në mbështetësen më fanatike të organizatës kriminale të Edi Ramës. Ajo nuk ka gur pa luajtur, nuk la përpjekje pa bërë për të vazhduar kontrollin e plotë ndaj opozitës shqiptare për llogari të Edi Ramës. Nuk la mbështetje pa dhënë, nuk la rast pa treguar fanatizmin e saj në mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe kësaj bande mafioze”, tha ai.

Për Berishës kjo reformë në Drejtësi, ka dështuar prandaj premton se ai do të bëjë një tjetër Reformë, që do të nis me referendum popullor dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Kur flet për ndërkombëtarët, nuk i ndal sulmet për Yuri Kim, që vijon ta quajë “guvernatore”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Berisha tregon nëse do i bëjë ftesë Luiz Ejllit që t’i bashkohet fushatës së PD

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar nëse do e bëjë pjesë të fushatës së tij, Luizin e Big Brother.

“Nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent, dhe meritoi, nuk shkoi më tutje, secili ka diellin e tij, dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar. ”, tha Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriu: 05/02/2023 04:29

    Berisha, kjo vemje e ndyre e kombit shqiptar, qe edhe tani ne pleqeri, akoma kerkon t'a masakroje kete popull.

    Përgjigju
  • Meri: 04/02/2023 20:16

    Po për vjedhjen e Floririt,ka ndonji ide Sali Berisha ,se kush mund ta ket vjedhur?Te gjithe ne protest për të çuar Sali Berishen para drejtësis.Duam Floririn që na e vjedhur Saliu.....

    Përgjigju
  • toni: 04/02/2023 17:46

    KANE VJEDHUR LEKET E POPULLIT,,DUAN LEKE DASHNORET NUK ESHTE SHAKA.....KETA DUHEN VARUR NGA I PARI DERI TEK I FUNDIT....KAM PASTRUAR 8 SHTEPI TE ZYRTAREVE TE MBUSHURA ME PARA.,,KA THENE PASTRUESJA,,,,.NGRIHU O POPULL SE PO JU RRJEPIN....

    Përgjigju
  • Endri: 04/02/2023 14:46

    Kur di i mbyllet goja ketij ndyresire?!!

    Përgjigju
  • Ridi: 04/02/2023 14:33

    Eh mor Protopap nuk e shpeton shkelzenin kete here se shpejt edhe tek ardita, te niperit e te mbesat. Cfare ke bere ti, shpresoj te rrosh e ta shohesh tek familja e jote.

    Përgjigju
  • Ledi: 04/02/2023 14:28

    Ti nuk do vish kurre ne pushtet, se je non Grata. Populli i Tiranes duhet te ngrihet kundra teje se te zezen me te madhe ja ke bere Tiranes me vrasje korrupsioñ dhe flake.Uroj qev 11 Shkurti te jete fundin yt dhe i klanit tend.Mjaft te durua shqiptaret per 31 vjet

    Përgjigju
  • Ani: 04/02/2023 14:06

    Ska nevoj rama per krimnel si puna jote

    Përgjigju
  • Liku: 04/02/2023 13:57

    Po ti mo kriminel ke 30 vjet qe e shkateron kete vend po ke hallin e femijeve dhe maskarenjve qe te vine nga pas pak vrave vodhe dogje shkaterove nje pasuri te ter te gjithe shqiptarve vetem te rije ne pushtet e te pasuroeshe per vete po kesaj radhe vendi dhe ti ne burg e ke me gjithe te tjeret

    Përgjigju
  • Vera: 04/02/2023 13:33

    Po ti ndyrsir ca do te rrenohesh me shum

    Përgjigju
  • Ada: 04/02/2023 13:33

    Po ti o berisha i rrenuar je

    Përgjigju
  • Olti: 04/02/2023 13:16

    Burgun e meriton ti o berish

    Përgjigju
  • Roni: 04/02/2023 13:15

    Ti i rrenuar ke qene me o kohe o non grada

    Përgjigju
  • Leku: 04/02/2023 13:14

    Akoma mendon ky kriminel tek plepat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua  në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç