Berisha: Rama si komunistët
Kërcënon investitorët e huaj

Berisha: Rama si komunistët <br />Kërcënon investitorët e huaj
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryesocialistin Edi Rama se vuan nga reminishencat komunista ndaj dhe kërcënon investitorët e huaj se nuk do të njohë marrëveshjet apo koncesionet që ata kanë me shtetin shqiptar.

“20 vjet më parë ishim vendi i investimeve të huaja të bllokuara me Kushtetutë. Sot qëndrojmë në krye të Botës për investime për frymë dhe ato vazhdojnë në rritje”, tha Berisha gjatë inaugurimit të rrugës Levan-Vlorë. Por “çdo ditë - vazhdoi ai - Rama i thotë investitorëve se nuk do të pranojë koncesione apo marrëveshje. Kjo nuk ndodh kurrë në Europë, ndodh me këtë opozitë që ka reminishenca të sa kaluarës komuniste”.

Kryeministri i dërgoi një mesazh publik të gjithë investitorëve të huaj në vend “se do të respektojmë projektet tuaja”. Më pas ai pohoi se “ne kemi nevojë siç ka zogu për ajtirn për investime dhe investitorë të huaj”.

“Zërat që vijnë për anullim të marrëveshjeve janë arkaikë dhe mund të varen vetëm në gozhdën e asaj kushtetute që nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri”, tha Berisha duke iu referuar Kushtetutës së periudhës së diktaturës.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri

DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri