TIRANË – Dy projektet e përzgjedhura si më të mira për zgjerimin e bulevardit, të vendosura në Muzeun Kombëtar u vizituan sot nga kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë, pasi është njohur me projektet tha se 3 elementët kryesore që mund t’i japin frymëmarrje kryeqytetit janë bulevardit, lumenjtë dhe parqet.
“Sikur vetëm tre elementë të realizoheshin: bulevardi, lumi dhe parqet,Tirana do ishte krejtësisht tjetër. Shans historik që Tirana të ketë mushkëritë e saj dhe dy lumenjtë të trajtohen sic duhet në funsion të rëndësishëm për qytetarët”, tha kryeministri.

Sipas tij ideatorët e Tiranës kryeqytet të frymëzuar nga fjalët e Sami Frashërit kanë patur në mendje edhe zgjerimin e mëtejshëm të kryeqytetit përtej asaj aktuale drejt Dajtit apo Vaqarrit. Berisha tha se me qevberisjen e Ramës, Tirana ka humbur shumë vite kohë.

“Ky ekip i ri i votuar nga kryeqytetasit ia dolën të sjellin këtë zhvillim madhor në vetëm pak muaj. U humbën së paku 8 vite. Dhe kjo, jo se Tirana nuk kishte urbanistë apo arkitektë, madje kishte shumë e disa i kemi edhe këtu. Por, sepse babëzia boshtëzoi gjithcka tek betoni dhe leja e ndërtimit. Por, rëndësia ka që sot shohim që Tirana ka gjelbërim dhe kompleksi nga Kodrat e Liqenit deri në Paskuqan do jetë funksional”, tha kryeministri. Sipas tij, kryeqytetasit më 8 maj u ndanë nga bllokimi dhe bllokimi.
“Ish kryetari do ketë parqe të panumërta për të bërë ciu – ciu nga mëngjesi deri në darkë. Meqë e sollëm edhe në moshën dixhitale”, tha kreu i qeverisë.

(aq/shqiptarja.com)