TIRANË/ELBASAN – Mali i Krrabës nuk do të ndajë më dy qytetet, Elbasanin dhe Tiranën. Sot në mesditë është arritur bashkimi i dy pjesëve të tunelit të Kërrabës. Në ceremoninë e hapjes së tij ka marrë pjesë kryeministri Beridha dhe disa ministra të kabinetit qeveritar. Firma greke “Actor” ka nisur në shtator të vitit 2011 punën për ndërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, e cila është parashikuar të përfundojë në mesin e vitit 2013.Pas hapjes së tunelit, Berisha shtrëngoi duart me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit që e priste nga ana tjetër e carë e tunelit.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo ishte dhurata më e bukur për këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se tani Tirana dhe Elbasani bashkohet përjetësisht në një tunel drite.
“ I bëj thirrje kryesocialistit Rama që të mos pengojë më deputetët të vizitojnë Rrugën e Kombit. Ata mbajtën tërë natën në parlament për të bllokuar fondet e tunelit.
Autostrada Tiranë-Elbasan, arteria kryesore e Korridorit 8, Me gjatësi 31 kilometra përfshirë edhe tunelin, gjerësi 28,2 metra, ka 6 korsi, 1,7 kilometra ura dhe vijadukte, si dhe shumë mbikalime dhe nënkalime. Autostrada do të shkurtojë distancën me Tiranën me më shumë se 50 %, duke shkurtuar me 40 % kohën e udhëtimit. Ndërtimi i rrugës shkurton kohën e udhëtimit mes dy qyteteve, duke e kufizuar në 37 kilomentra.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com