KORCE - Nga ambientet shkollore sërish kryeministri i bëri sot thirrje kreut socialist të mos bllokojë procesin por të votojë ligjet që kërkohen për statusin e vendit kandidat në BE.
“Mos shfrytëzo votën e baballarëve, nënave të fëmijëve tanë, të cilët kanë votuar për të ecur drejt BE-së. Mos shfrytëzo votën për të bllokuar këtë proces, mos shfrytëzo votën për të shkelmuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve, sepse, duke nxjerrë deputetët nga komisioni parlamentar i ligjeve, dëshmon një shkallë të lartë papërgjegjshmërie", tha Berisha në përurimin e përfundimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme të bashkuar "Isuf Dalipi", në komunën Mollaj të Korçës.
Ai sulmoi gjithashtu Ramën duke e akuzuar se në kohën që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës shpërdoroi paratë për ndërtimin e shkollave. Sipas tij qeveria i akordoi Bashkisë së Tiranës, kur Rama ishte kryetar bashkie, 2.1 miliardë lekë për të ndërtuar shkolla në Tiranë, jo një, por 17 shkolla, në mënyrë që vogëlushët, fëmijët në Tiranë të ulen në banka, në klasa normale dhe jo me 50 nxënës, siç ishin më parë. Çfarë ndodhi zoti ish kryetar me ato para?, pyeti Berisha, duke sqaruar se "ato para nuk i shfrytëzove dot për shkolla. Ndërtove gjithsej nga 17 shkolla, vetëm 7 të tilla dhe sot, të gjitha gjimnazet e Tiranës janë me 40-45 nxënës, më shumë të mbushura se klasat e të gjithë Shqipërisë"- tha Berisha.
PS: BERISHA PO SHKEL LIGJIN
Partia Socialiste sërish denoncoi sot shkeljen e ligjit nga kryeministri. “Berisha po abuzon dhe dhunon në mënyrëm më kriminale ata që janë më të shenjtëm fëmijët. PS është e bindur se prindërit e lexojnë fare qartë këtë sjellje të Berishës si shprehje e mjerimit të tij. Për këtë shkelje ata do të mbajnë përgjegjësi nesër ndërsa sot kanë revoltën” dhe i bën thirrje banorëve të protestojnë”- tha sot deputetja Ledi Shamku.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com