Berisha Ramës: S'do resht
së ankuari fëmijëve për ty

Berisha Ramës: S'do resht<br />së ankuari fëmijëve për ty
TIRANE-  Për kryeministrin Berisha vajtja në shkolla 9 vjeçare duke u thënë fëmijëve se është opozita që po i bllokon integrimin nuk është një propagandë, por një e vërtetë. Madje në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar u shpreh me bindje se nuk do ndalet duke ia thënë "këtë të vërtetë të hidhur" fëmijëve.

“Rama ka dy javë që i nxjerr deputetët nga komisionet lënë karriget bosh, dhe ankohen pse unë u them nxënësve të shkollave ngulini sytë te ato karrige. Absolutisht do ua them çdo fëmije në Shqipëri, sepse me ato karrige bosh t’i po shkelmon ëndrrën e bukur fëminore. Cfarë po u them një gjë që nuk është e vërtetë, nuk është propagandë, por po them një të vërtetë të hidhur që po krijon ti në parlament “- deklaroi kryeministri Berisha.

GJYKATA E LARTE, BERISHA NE KEMBIM TE VOTIMIT DO PAZARE
Kryeministri përsëriti akuzat se kundërshtari i tij politik në këmbim të votimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë kërkon pazare politike. “Ky zotëri nga mëngjesi deri në darkë nuk mendon asgjë tjetër vetëm pazare. Ruju nga pazaret se ndodh që të blesh më lirë, por do të kushtojë sa frëngu pulën, dhe njëherë zotëri, mos krijo përshtypje të gabuar nga mbështetësit e tu dhe pazaret. Parlamenti nuk është seli partie”.

Ai ftoi Ramën të vendosë një standard të veprojë në bazë të tij dhe të mos vijojë me bllokimin. “Ne nuk imponojmë standarde. E ftoj z Rama të përcaktohet për një standard dhe t’i kalojë me pahir. Sepse ligji është kontrata mor zotëri që na bashkon. Mos merr mendjen e njerëzve që futen në universitet dhe ngelen në vit të parë për 4 vite rresht”.

Gjithashtu lidhur me zgjedhjen e kreut të KQZ-së i ka bërë thirrje kreut të PS-së, Edi Rama të bashkëpunojë sipas ligjit për zgjedhjen e KQZ dhe kreut të ri të saj e të heqë dorë nga pazaret dhe puna me dy standarde.

"Parlamenti e ka të drejtën e dëgjimit, ky refuzon për të tjerët dhe kërkon vetëm për këta, se këta janë të deklasuarit, tani do kërkojnë pazare, se si të bëjmë për maxhorancën dëgjim dhe për opozitën jo, se është bërë dëgjimi në selinë e partisë. I bëj thirrje po të dojë të gjithë le të futen në proces dëgjimi, normale, por s’mund të bëjmë njëri i njerkës, tjetri i nënës, se dy standarde janë fyese”- tha ai.

ALBPETROL, BERISHA: PRIVATIZIMI S'KA LIDHJE ME ZGJEDHJET

Duke u ndalur te privatizimi i kompanisë së naftës ALBPETROL, Berisha tha se procesi nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
"PS shpif për Albpetrol. Ka një smirë të pakufishme. Opozita kanë qënë të motivuara nga ligësia njerëzore, nga keqdashja e plotë. Procesi i privatizimit ka nisur 3 vjet më parë dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Është mjerim të shohësh tituj meskinë të dala nga labirintet e fabrikës së mashtrimit të PS-së. Procesi do të kalonte në të gjitha etapat e domosdoshme dhe kështu ndodhi"- tha Berisha.

TAP
Kryeministri vlerësoi nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin e gazsjellësit TAP. Sipas tij ky projekt bën të mundur që Shqipëria të shndërrohet në vend prodhues madhor energjie në rajon.
“Gazsjellësi transadriatik, i cili kalon në 142 km në territorin shqiptar bën një transformin rrënjësor energjetik dhe ekonomik të vendit" - tha kryeministri për projektin i cili për realizimin në territorin shqiptar sjell investim prej 2 miliardë eurosh”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia