Berisha reagon për kullën 'Mali i Tiranës', mbron të birin Shkëlzenin! Ilir Shtufi dhe Agim Zeqo s’kanë dhënë asnjë lekë për Foltoren! E stisi Veliaj-Balla-Brava

Sali Berisha doli sot për të mbrojtur djalin e tij Shkëlzen Berisha duke hedhur poshtë se ai fshihet pas kullës ‘Mali i Tiranës" e cila ka nisur të ngrihet pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Berisha i quajti shpifje e stisur nga një 'aleancë e re' bashkëpunimi mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha me kryetarin e bashkisë, Erion Velia dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla. 

Berisha mohon që Agim Zeqo, i njohur si 'Gimi i Red Bull’ i cili është konsideruar gjithnjë si një prej oligarkëve të parë të ‘Klanit Berisha’ apo Ilir Shtufi, të kenë dhënë para për të mbështetur aktivitetin e tij politik të 'Foltores' por përkundrazi janë favorizuar nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.  

"Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren.

Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë.

Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.

U ndala në këtë se këta që ngritën malin e shpifjeve, dhe e vërteta është që mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava që e stisën këtë.

Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë.

Kjo që bëhet është një batërdi, kjo është një shëmti dhe jam unë që i kam çuar në mënyrë të përsëritur, le që thonë këta se këtyre memorien ua përcakton gjoba, jam unë që i kam quajtur kullat, monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës."

Ndërtimi i gradaçelës në mes të Tiranës, gjithsej 65 kate, ka shkaktuar shumë debate në Tiranën politike, me akuza dhe kundërakuza për lidhje dhe favorizime politike. Gjithçka lidhet me debatin se kush është pronari i vërtetë e kësaj kulle? Kush financon dhe kush do të jetë përfituesi i madh i miliardave fitime?

Leja për kullën u firmos në mars të këtij viti, por ajo që atëherë u quajt qendra më e re multifunksionale “Mali i Tiranës” u shpall fitues si projekt më 1 tetor të 2022, në një aktivitet ku ishin të pranishëm mes të tjerëve juria ndërkombëtare, kryeministri Rama e drejtues të tjerë të institucioneve. Mes të pranishmëve, në rresht të parë  pas jurisë, në ceremoni u shfaq edhe Agim Zeqo, i njohur si ‘Gimja i Red Bull’, biznesmen i famshëm në Tiranë. Ai shfaqet i kënaqur dhe duke duartrokitur në momentin kur projekti triumfoi mes 5 kompanish në garë.

Është shumë e paqartë roli i Agim Zeqos në të gjithë këtë projekt, që zyrtarisht me letra po ndërtohet nga Nova Construction 2012, ku Ilir Shtufi, rezulton pronar 91% të aksioneve të kompanisë. Ndërsa ka pasur indicie se ‘Gimi i Red Bull’ i konsideruar gjithnjë si një prej oligarkëve të parë të ‘Klanit Berisha’  ka pasur indicie që ka ndërtuar në më shumë se një rast pallate në Tiranë së bashku me Ilir Shtufin.

Një fakt tjetër interesant dhe që Berisha nuk mund ta fshehë edhe pse përpiqet,  është se Agim Zeqo ka një vilë në ‘Rolling Hills’ në Tiranë, ngjitur me vilen në pronësi të Ilir Shtufit ku jeton pikërisht Shkëlzen Berisha, djali i ish Kryeministrit Berisha, për të cilin ka gjithnjë e më shumë deklarata se është ai pronari i vërtetë i kullës. Pra komshinjtë e luksit Berisha, Zeqo dhe Shtufi në një mënyrë apo tjetër janë të tre të lidhur me ‘Malin e Tiranës’.  

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 18/08/2023 15:50

    pa na trego ti malok shkerdhate -non grate me ca lekesh e bere vilen tek gjiri i lalezit .. ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja