Forma e mirë që po kalon me ekipin Brisbane Roar, duket se ka lëkundur Besart Berisha që të shijojë edhe një tjetër aventurë në Evropë përapra se të mbyllë karrierën. Në një intervistë të gjatë për ‘Zërin’, sulmuesi kosovar shprehet edhe për mundësinë e rikthimit në ekipin kombëtar të futbollit, nëse do të luajë për një ekip evropian.
Por kush është motivimi i sulmuesit prishtinas që po kalon një formë të shkëlqyer në Kontinentin e largët. “Është e vërtetë se kohën e fundit kam shënuar shumë gola, por dua të them se që nga ardhja ime në Australi jam ndjerë mjaft mirë, si unë ashtu edhe familja ime.
Mbase goli i shënuar kundër Manchester Unitedit më ka motivuar edhe më shumë” tha ai. Berisha është sulmuesi që i mungon ekipit të De Biasit në kombëtare, aq më tepër formimi i dyshes me Salihin do të premtonte shumë për kualifikimin në kampionatin Evropian.
“Mendoj të kthehem në Evropë edhe për shkak të përfaqësueses së Shqipërisë. Kam disa oferta, por ende nuk ka diçka konkrete. Kam pasur bisedime me disa ekipe të Anglisë dhe Gjermanisë, por tani për tani mbetem në Australi” shtoi ai. Teksa luan në Australi, pyetja që lind natyrshëm është nëse ka kontakt me Del Pieron?
“Po, kam pasur shpesh raste të takohemi dhe kemi biseduar për futbollin në Australi. Kam shumë respekt për të pasi ndjehet sikur të ishte 20 vjeç, për çdo ndeshje është shumë i motivuar dhe e jep maksimumin”. Besart Berisha është nga Prishtina me origjinë dhe sa herë që i jepet mundësia e viziton vendlindjen e tij. Megjithatë ai tregon se vizitat janë të rralla dhe malli është i madh “ Kudo që të shkosh, si vendlindja nuk ka. Atje kam shumë familjar dhe shokë dhe shpesh i kujtoj.
Ditët e kaluara në këtë qytet nuk mund të harrohen. Gjëja e parë që e mendoj pas përfundimit të sezonit është se si të kthehem sa më parë në Prishtinë”, thotë Berisha. Në fund edhe dicka për pasionet përvec futbollit dhe si kalon kohën e lirë Berisha në vendin e kangurit. “Pjesën më të madhe të kohës së lirë ia kushtoj familjes dhe shokëve. Shpesh luaj golf, por Australia është e njohur për plazhet e bukura dhe unë aty kaloj shumë kohë pasi ndjehem shumë i relaksuar.
Edhe moti në këtë vend është shumë i përshtatshëm për shëtitje” përfundon intervistën kosovari. Trajneri i kombëtares, De Biasi më parë ka deklauar se nëse do të luajë në Evropë, Besarti do të ftohet në ekipin përfaqësues, ndërsa tani distanca e largët e pengon.
/Shqiptarja.com