Berisha ringjall 'Kastron' në Ballkan

Berisha ringjall 'Kastron' në Ballkan

Sali Berisha

Edhe pse ka patur protesta dhe mitingje antiqeveritare, duket se pasardhësit e Fidel Kastros në Kubë po mbijetojnë. Ashtu mbijetoi edhe Fideli për afro 56 vjet, duke u mbushur mëndjen kubanëve (fanatikë) se “ne e mundim SHBA, ne kemi rraketa, ne po të duam sulmojmë amerikanët”.

Ishte krijuar në fakt një utopi e zgjatur rreth “fuqisë” së Fidelit, aq sa edhe sot e kësaj dite më fanatikët e tij, janë gati të sakrifikohen kur rrezikohet regjimi. Por ç’po ndodh sot me “Fidelin” e Tiranës, të fundmin e ish-komunizmit, që është gati të djegë partinë dhe Shqipërinë, për të shpëtuar vehten.Shpallja “non-grata” dihet se nënkupton faktin se , “ti nuk je më i pëlqyeshëm nga amerikanët”.

Dhe kjo ka ndodhur me Sali Berishën. Ai nuk “dorëzohet”. Ai nuk dorëzon as mandatin e deputetit, dhe ka ndërmend të ringjallë protestat antiamerikane, në rast se dikush tenton të veprojë mbi Sali Berishën.Oborri i SHQUP-it, është planizuar të mbushet me demokratë fanatikë të Sali Berishës, dhe kjo duket në daljet e tyre në rrjetet sociale. Ata kanë nisur të hedhin thirrje histerike antiamerikane, shajnë dhe thumbojnë ambasadoren Kim, dhe i bëjnë thirrje Doktorit “të qëndrojë dhe ti japë përgjigjen e merituar amerikanëve”.

Kjo klimë dhe ky terren, natyrisht i pëlqen dhe i vjen për shtat njeriut “non-grata”, që kërkon të kthejë selinë e partisë tij në “fortesë të pakapërcyeshme nga çdo amerikan”. Budallallëku arrin kulmin, kur komentuesit e Berishës shprehen se “do të thyejë kokën çdo marins amerikan në rast se tenton të prekë Doktorin”. Kjo është për të qeshur, dhe më shumë për të qarë. Njeriu, që trumbeton me të madhe se “kam sjellë pluralizmin dhe demokracinë, kam qenë dhe jam mik i amerikanëve”, sot trazon çorbën e hidhur duke menduar edhe për sfidë e  betejë ndaj tyre.

Politikani “simbol  i demokracisë”, nxit turmat e tij të paditura, për ti shpallur luftë amerikanëve, për të rezistuar me forcë ndaj çdo urdhëri, apo veprimi të drejtësisë ndaj tij. Leksioni më i keq që një politikan afro 60 vjeçar anëtar i dy partive (PPSH dhe PD) po i jep brezit të ri të forcës tij  politike. Gallata më e madhe, mbetet historia e dhëndërit tij. Jamarbëri, ka nisur të “tallet” me ambasadoren Kim, duke e thumbuar atë me fjalët e vjehrrit. Gjithë familja dhe rrethi i tij shoqëror, (pa harruar mediet e tij private) kanë nisur  sulmin ndaj SHBA-së.

Sali Berisha ka menduar ta kthejë “ishullin” e tij politik në “fortesë të pakapërcyeshme nga çdo amerikan”. Në fakt ai i ka shpallur luftë verbale deri sot amerikanëve. Kjo padyshim rrëzon çdo deklaratë dhe pretendim të tij se “amerika  dhe demokracia amerikane, mbetet ëndërra ime”. Mjaft vizionarë, e shohin Sali Berishën si një “Fidel Kastro i Ballkanit”, që duke mos harruar mentalitetin e bajraktarit, ka vendosur të ngujohet në PD dhe ti shpallë “luftë” SHBA-së.

Ai ka vendosur të mos tërhiqet (pasi është siç thotë kjo është në karakterin e tij), ai ka vendosur ta çojë deri në fund betejën me amerikanët ( pasi siç deklaron, ka vendosur të mbrojë deri në fund demokracinë), por nuk thotë cilin profil të politikanit përfaqëson, atë të diktatorit apo liberalit, pasi lufta dhe paqja, drejtësia dhe vetëgjyqsia, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre zoti Berisha……ndaj lëre drejtësinë të thotë fjalën e saj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen