TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka sot përgëzuar punën e komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa është shprehur se ODIHR kërkon siguri maksimale në zgjedhje. Ai ka akuzuar opozitën se ka bllokuar punën e këtij komisioni përsa i përket kërkesës së opozitës që kandidaturat për kreun e
KQZ-së t’i zgjedhë Avokati i Popullit dhe e ka quajtur qesharak këtë propozim.
“Zoti Rama thotë se kandidaturat për kryetar KQZ-je t’i propozojë Avokati i Popullit, të cilin e zgjodhi me një konkurs 15 ditor ne selinë e tij. Kjo është qesharake. Kërkojnë me çdo kush të delegjitimojnë shumicën. Atë që kemi hequr bashkërisht ne, ta propozojë presidenti. Absolutisht asnjëra as tjetra nuk do të pranohen. Së pari avokati i Popullit është avokat i të drejtave të qytetarëve, jo që të politizojë KQZ-në. Së dyti ne e kishim tek Presidenti dhe e hoqëm”, theksoi shefi i qeverisë.
15 maji, pra dita e nesërme është afati i fundit, që Kuvendi me votim konsensual i ka dhënë komisionit të posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore. Por, duket se edhe pasi komisioni ra dakord për numërimin elektronik të votave , procesi është në vend numëro pasi ai refuzohet nga ODIHR.
"ODIHR kërkon siguri maksimale në zgjedhje dhe që të mos aplikohet metoda e përjashtimit. Nisma për propozime në ligjin zgjedhor i është lënë opozitës", tha Berisha duke lënë të kuptohet se nuk do të pranojë këtë lloj numërimi të konstestuar nga ndërkombëtaret.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.8%
-
I keq
10.4%
-
As i mirë as i keq
43.8%
Vota total: 48
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14