Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike. Kështu tha për median kreu i saj, Sali Berisha, pas përfundimit në mbledhjes së Këshillit Kombëtar, që u zhvillua në selinë blu.
"Besoj se unë jam shprehur përfundimisht në konferencën e shtypit, ju ka akuzuar se nëse është vijë e kuqe bashkëpunimi me krimin, Edhe njëherë gjithcka kam patur për këtë cështje e kam shprehur si kryetar i PD, dhe asgjë nuk e lëviz",- tha Berisha kur u pyet për reagimin më të fundit të ish-deputetit, i cili përmes një reagimi në Facebook i kujtoi kryedemokratit zgjedhjen e sponsorizuar si deputet, të prokurorit Arjan Ndoja.
Sa i përket protestës së 22 dhjetorit që pritet të mbahet para Kryeministrisë, Berisha u shpreh optimist për pjesëmarrje masive.
"Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar, çdo këshill kombëtar që shkojnë në një linjë e cila shënojnë vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave, të cilat do të ndërpriten vetëm, kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të hostit rus. Ka një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka pasur ndonjëherë",- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e parë pas disfatës, Berisha para Këshillit: 11 maji farsë, nuk ikim nga sheshi deri në rrëzimin e Ramës, Salianji u vetëpërjashtua! Shtyn analizën e PD












