Berisha: Serbia pranoi pavarësinë

Berisha: Serbia pranoi pavarësinë
TIRANË - Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një akt të një rëndësie të veçantë që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe europian si shtet dhe vend i pavarur.
“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë - Serbi por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal. Vërtet marrëveshja parashikon përdorimin e një fusnote si një kompromis ndërmjet palëve, por pranimi i saj nga pala serbe është pranimi de facto dhe de juro i Kosovës si shtet dhe vend i pavarur”, tha ai.
Sipas tij, e vërteta e pakundërshtueshme është se pas 17 shkurtit të vitit 2008, domethënë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Japonia dhe mbi 90% e vendeve të lira të botës dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një relike në arkivën e një kohe që nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e citojnë. Edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë njëherësh numri 2 i Qeverisë Edmond Haxhinasto ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim

Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? S’e njohim ministrin e Financave, anonim