'Teatri'/Berisha: Vjedhje e paimagjinueshme e Ramës, po ekzekutohet simboli i arrirë kombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij, Edi Rama se po vjedh Teatrin Kombëtar përmes projektligjit që synon shembjen e atij ekzistues dhe ndërtimin e të riut. Sipas Berishës, pas shembjes së Teatrit Kombëtar fshihet një vjedhje e paimagjinueshme e kryeministrit. Ai tha se godina aktuale e TK është një simbol i arrirë kombëtar, por Rama, shtoi Berisha, kërkon ta shembë për shkak të urrejtjes patologjike që ka ndaj artit dhe kulturës.

Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo kodi, rregulli dhe morali, në një kohë kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në  fund të vitit 2019 dhe – iu garantoj gjer në gjysmën e dytë të 2012-it, këtu do të jemi –  në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit  të një simboli të arrirë kombëtar, të Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëjë në tërësi po veçanërisht ndaj çdo gjëjë në artin e kulturës shqiptare, pasi vetë, i mbetur në komplekset primitive të një adolesheni të droguar, shkarravit gjithë jetën pa prodhuar dot një sukses të vetëm. 

Shqiptarët presin çdo bëjë Kuvendi, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas 13 kushteve, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë, të vjedhë çdo orë, e çdo ditë, kjo që ndodh me Teatër është vetëm vjedhje, me një procedurë të paimagjinueshëm. Fatin e tij e përcaktojnë artistët, artistet dhe vetëm artistët.

Sali Berisha, ish-kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive