Protesta e fermerëve në Prishtinë u kthye në prenë e re të Sali Berishës për të kundërshtuar qeverinë.

Revoltën e një dite më parë ku fermerët derdhën qumështin te Ministria e Bujqësisë pas mbylljes së kompanisë ‘Vita’, ai e ka trajtuar ngjarjen sikur ka ndodhur në Shqipëri.

“Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre”, shkruan kryetari i PD në videon e ndarë në rrjetet sociale.

Postimi tashmë është fshirë, por gjesti nuk ka kaluar pa u vënë re nga kampi socialist.

Taulant Balla ka ripostuar momentin duke u shprehur se “me kalimin e viteve, turpi bëhet shenjë e pjekurisë”, por “kjo nuk vlen për një mashtrues.” Më tej, shpreh dëshirën që Kosova e Shqipëria të jenë më të bashkuara edhe në ngjarje të tilla, ndryshe “bufat” dhe “sorrat” do të bëjnë gjithnjë dëm.

“Populli thotë se “me kalimin e viteve, turpi bëhet shenjë e pjekurisë”. Por kjo nuk vlen për një mashtrues si Sali Berisha. Ja si përdor protestën e fermerëve në Prishtinë, për luftë politike në Shqipëri. Ai e di shumë mirë këtë por e bën me qëllim. Për të sulmuar këdo, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Do doja shumë që ai qumësht i derdhur në Kosovë, të ishte shitur në Shqipëri, sikur shalqinat e Myzeqesë të shiten në Kosovë. Duhet të jemi më të bashkuar me njëri-tjetrin. Ndryshe bufat e kënetës në Shqipëri dhe sorrat e inkubatorit në Kosovë do bëjnë gjithmonë dëm”, shkruan Balla.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 07/07/2026 13:30

    Rasti kur ligesia te merr mendjen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?